Presidenti kinez, Xi Jinping pas një takimi me homologun e tij serb Aleksandër Vuçiç në Pekin, ka vlerësuar miqësinë mes Serbisë dhe Kinës.

Mediat e huaja shkruajnë se të dy liderët janë shprehur se të dy vendet kanë ruajtur raporte të mira dhe se marrëdhëniet dypalëshe i kanë rezistuar kohës.

Xi theksoi se ekziston një nivel i lartë i besimit të ndërsjellë politik dhe se lidhjet dypalëshe midis Serbisë dhe Kinës përfaqësojnë një model për marrëdhëniet ndërkombëtare,.

Bashkëpunimi kino-serb është rritur ndjeshëm, gjë që ka çuar në shumë projekte të suksesshme infrastrukturore dhe energjetike, theksoi Xi, duke shtuar se Kina dhe Serbia kanë mbështetur njëra-tjetrën që nga shpërthimi i pandemisë Covid 19, raportojnë mediat kineze.

Ai tha se Serbia është një mike e vërtetë e Kinës dhe se e respekton atë, duke theksuar se asnjë presion apo problem nuk do ta ndryshojë atë miqësi.

Vuçiç nga ana tjetër ka theksuar  qeveria serbe është e gatshme të intensifikojë bashkëpunimin me Kinën, si në tregti dhe investime, ashtu edhe në shkëmbime kulturore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: