‘Lufta kundër koronavirusit vazhdon, por fitorja është pranë’. Kështu ka deklaruar presidenti kinez Xi Jinping në Wuhan, gjatë vizitës së tij të parë në qytetin vatër të Covid-19, që pas shpërthimit të krizës.

‘Kjo është një fitore për Wuhan dhe për Hubei, ku fitorja e Hubei është një fitore për Kinën’, ka shtuar ai.

Provinca ka njoftuar kontrolle për të gjitha spostimet e brendshme, ndër të tjera vendi ka regjistruar vetëm 19 infektime të reja.

Që nga shpërthimi i epidemisë, në botë kanë humbur jetën rreth 4000 njerëz nga koronavirusi dhe janë infektuar rreth 70 mijë të tjerë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb