Presidenti francez Emmanuel Macron, ka paralajmëruar qytetarët francezë për krizat e fundit. Ai u shpreh se e gjithë botë e ka parë luftën në Ukrainë dhe pasojat që kjo luftë ka sjellë.

Në një kohë të tillë ai thotë se, bashkatdhetarët mund të reagojnë me shumë shqetësim dhe të tregohen më të kujdesshëm.

“Momenti në të cilin jetojmë mund të duket i strukturuar nga një sërë krizash serioze dhe disa mund të mendojnë se ne jemi të destinuar të menaxhojmë vazhdimisht krizat ose emergjencat. Unë besoj nga ana ime se kjo që po përjetojmë është ndoshta e rendit të një përmbysjeje të madhe apo të një shqetësimi të madh” , tha Emmanuel Macron gjatë fjalimit të tij para ministrave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb