TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta do të jetë sot në mbrëmje në emisionin “Open” në News24 përballë analistëve. Ekonomia, situata politike në vend, integrimi, kriza e çmimeve apo dhe rikthimi i tij në opozitë do të jenë pjesë e debatit të sotëm në prime time në ekranin e News24.

Vetë Kreu i Shtetit fton qytetarët ta ndjekin, sipas dëshirës.

“Të dashur miq,
Sonte në ora 21:00, do të jem live në News 24, në një intervistë për emisionin “Open” të gazetares së mirënjohur, Eni Vasili përballë një paneli të nderuar analistësh.
Sipas dëshirës, ju ftoj të gjithëve më ndiqni.
Deri në takimin tonë ju uroj të gjithëve një pasdite të këndshme!”, shkruan Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: