Presidenti i Pakistanit, Arif Alvi akuzoi Indinë se po përpiqet të prishë marrëdhëniet mes Islamabadit dhe Kabulit.

Në një deklaratë në shtypin lokal, Alvi tha se India kërkon të formojë në Afganistan keqkuptime ndaj Pakistanit.

Duke vënë në dukje se India po luan një rol në prishjen e qetësisë, Alvi theksoi se prej një kohe të gjatë New Delhi dëshiron të prishë marrëdhëniet mes Islamabadit dhe Kabulit.

Alvi reagoi edhe ndaj deklaratave kundër Pakistanit nga Hamdullah Mohib, këshilltari i sigurisë së presidentit Ashraf Ghani dhe rikujtoi se vendi i tij ka pritur 3.5 milionë refugjatë afganë.

Pasi vuri theksin se qeveria afgane duhet të bëjë deklarata të kujdesshme, Alvi tërhoqi vëmendjen që nuk duhet të akuzojnë Pakistanin për gabimet e tyre.

Hamdullah Mohib, këshilltari i sigurisë së presidentit afgan, Ashraf Ghani dhe disa zyrtarë afganë, kanë bërë deklarata se Pakistani ka luajtur rol pas valës së sulmeve që talebanët kanë filluar kundër forcave të sigurisë.

Ndërsa Pakistani ka refuzuar këto pretendime dhe ka reaguar ndaj këtyre deklaratave të bëra nga zyrtarët afganë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb