Ministrja Elisa Spiropali, si pjesë e grupit të maxhorancës në mbledhjen ku po mbahen negociatat për zgjedhjen e presidentit të ri, pohoi se opozita duhet të japë kandidaturat e saj.

“Kemi dëgjuar aq shumë Aliebaj, se flisni mirë, se fjalët i rendisni bukur. Na duhet produkt. Kemi caktuar datën e raundit të dytë të votimit dhe do të ishte e arsyeshme nga kjo tryezë, në 5,6,7 të jemi këtu me ju, me kamera apo përballë. Si të doni të jemi ulur. Vetëm që këtë pikë të grupit parlamentar tuaj, ti mishëroni në emra konkrete. Propozimi i zotit Mediu ishte i arsyeshëm. Mund të kemi mendime të ndryshme për ato procese, por palët kanë diskutuar në atë kohë, opozita që kemi qenë në, s’ka pasur kompleks për t’u përballur me emrat e saj. Ftesa jonë ka qenë serioze që në hapin e parë të këtij procesi. Synon zgjedhjen e presidentit në 3 raundet e para. Ne investojmë durim edhe aty ku ka nxitim për t’iu shmangur procesit.


Ju mund ta shihni procesin e zgjedhjes së presidentit di patate të nxehtë, por është një pjatë e ftohtë. Sa herë që PS ka pasur në dorë për të zgjedhur presidentin, i është përmbajtur edhe pa e shkuar këtyre kritereve. Asnjë palë që ulet në këtë tryezë, me dashamirësi dhe detyrën kushtetuese për të diskutuar për kritere dhe emra, se ka kartën morale as ekskluizivitetin e këtij procesi. Nëse flasim për kompromise, duhet të kthehemi dhe te kontrasti. Ju nuk jeni sjellë siç jemi sjellë si po sillemi ne sot, por kjo s’na bën ne më të gatshëm. Ju as keni dalë dhe as keni hyrë në këtë proces. Ju nuk kemi prodhuar asnjë proces. Ne ju ftojmë shumë sinqerisht, na jepni 1024 emra. Këto dy raunde janë ekskluzivitet i juaji. Jemi të gatshëm që këto emra t’i shohim pa paragjykime.”, tha ajo.

Alibeaj: S’kam besim, ju donit të merrnit presidentin e Federatës e jo më këtë. E di unë këtë punë. Mendja juaj është raundi i katërt dhe i pestë. Duke qenë se keni lëshuar mesazhe bashkëpunimi iu përgjigjëm. Propozimin na e jep Kushtetuta dhe jo ju. Na e jep Kushtetuta. Me 20 firma propozohet një emër, depozitohet, mblidhet Komisioni i Ligjeve dhe vazhdon historie. Tre raundet e para duhet që propozimi të jetë i opozitës. Jeni dakord me dokumentin që ju kemi dhënë? Kaq e thjeshtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb