Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor është shprehur se Bashkimi Europian duhet të bëjë gjithçka për të bindur Serbinë që të forcojë politikën e saj të orientimit drejt Europës Perëndimore, duke shtuar se në këtë mënyrë problemet në BiH do të zgjidheshin, po ashtu do të kishte edhe një tjetër qasje për dialogun Beograd-Prishtinë.

Duke vlerësuar se Serbia do të ishte e gatshme të rrezikonte ‘largimin e saj nga Rusia’ nëse merr garanci të forta në BE, Pahor tha Bashkimi Europian duhet punojë më shumë për të bindur Serbinë.

“Politika zyrtare e Serbisë duhet të refuzojë iniciativën e të ashtuquajturës bota serbe, pastaj tendencat separatiste në BiH dhe të përfundojë me sukses dialogun me Prishtinën. BE-ja ka vendimin më të përgjegjshëm”, tha më tej presidenti slloven.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb