Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky foli mbi bisedimet me Rusinë gjatë një fjalimi që u postua në faqen e qeverisë së tij në Facebook të martën.

“Ne vazhdojmë të punojmë në nivele të ndryshme për t’u siguruar që Rusia është e bindur se kjo luftë mizore duhet të ndalet. Ne vazhdojmë negociatat tona të vështira. Kjo është sfiduese. Ndonjëherë skandaloze,” tha ai.

Zelensky tha gjithashtu: “Unë u jam mirënjohës të gjithë ndërmjetësve ndërkombëtarë që punojnë me ne dhe sjellin pamjen e vërtetë në Rusi dhe i bindin ata të shohin realitetin e veprimeve luftarake. Dhe se bota nuk do ta ndalojë të vërtetën, të vërtetën tonë. .”

“Ne do të luftojmë deri në fund me guxim dhe haptazi”, shtoi ai

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb