Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja në fjalën e tij në Kuvend, deklaroi se miratimi i projektligjit për pastrimin e parave është i rëndësishëm për mbrojtjen e interesave të vendit.

Gjithashtu ai theksoi se reforma në drejtësi po jep rezultatet e saj, ndërsa shtoi se ndryshimet kanë fokus parandalimin e veprimtarive kriminale, zbulimin dhe raportimin e tyre.

“Shqipëria nuk mund të jetë një vend ku kryhen veprimtari të paligjshme. Ne garantojmë çdo operator të tregut sepse me këto rregullime qartësohen dhe ngushtohen hapësirat për transaksione të dyshimta ligjore. Ne jemi në një moment ku presim të fillojmë negociatat me BE. Miratimi i këtij projektligji ka rëndësi në mbrojtjen e interesave të vendit nga krimi financiar. Miratimi i ndryshimeve ligjore do të mundësojë nxjerrjen e Shqipërisë nga lista e vendeve në monitorim të shtuar. Ndryshimet kanë fokus parandalimin e veprimtarive kriminale, zbulimin dhe raportimin e tyre”, tha Manja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: