Deputetja e Partisë Demokratike, Ilda Dhori iu është bashkuar reagimeve të forta për prishjen e ‘Prestige Resort’.

Në një lidhje live përmes skype për News24, deputetja demokrate theksoi se pamjet e djeshme ishin shumë trishtuese dhe tregonin regjimin totalitar të Ramës.

“Është e qartë për çdo shqiptar, që Edi Rama nëse nuk e nënshtron dot personin, e ka armik përballë. Lufta që ka ndaj medias, fjalës së tij, është prej vitesh i qartë. Është shantazh i qartë. Nëse ju vazhdoni në punën tuaj të përditshme, ky është një mesazh i qartë, arbitraritet. Për është skandaloze për të treguar se ku jemi. Gjykatat nuk respektojnë ligjin, të drejtën. Kjo është arsyeja se pse shqiptarët kanë ikur dhe shohin si zgjidhje largimin nga vendi. Kur një njeri, investitor që prej vitesh me radhë ka ngritur një emër në këtë vend, ku kryeministri ka kaluar kohë konsiderueshëm për të, dhe sot e shohim se hoteli është kthyer në pëlhurat, si mund të kesh shpresë. Ne jemi futur në diktaturën dhe regjimin e Ramës. E dënoj këtë akt arbitrar. Ai duhet të paktën të priste që të shprehej gjykata. IKMT është në paligjshmëri totale, dhe sot ne prisnim një vendim gjykate. Ai mund të vepronte më pas me strategjinë e vetë. Cënimi i medias, që është pushteti i katërt, padyshim duhet të jetë i pavarur, por Rama duke qenë se ka nën tutelë drejtësinë, donte të merrte dhe mediat. Edhe Parlamenti Europian ka reaguar ku dënonte sulmet ndaj fjalës së lirë. Ndërkombëtarët duhet të reagojnë edhe më tej për këtë çështje. Ja pra se sa vlerë ka investimi yt në këtë vend. Askush nuk të siguron se mundi yt i disa viteve mund të kthehet në zero dhe vetëm se ti nuk zgjedh t’i nënshtrohesh këtij regjimi. Ndjeva trishtim, alert ndaj këtyre pamjeve. Nuk mund të dalë një kryeministër, të reagojë, por më mirë të hesht.”, tha Dhori.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb