Këngëtarja e njohur Xhesika Polo dhe një nga pretendententet kryesore për të fituar vendin e parë në festivalin “Kënga Magjike” zbuloi për News24 me moderatoren Çenkuela Hasa se si do ndjehej nëse do fitonte me këngën “Lotët e mi”.

Moderatorja: Nëse do fitoje “Këngën Magjike” do kishte lot gëzimi?

Xhesika Polo: Unë i kam lotët e gëzimit që tani sepse për herë të parë mua po më shpërblehet puna që kam bërë në mënyrën se si do doja unë. Feed back-u ka qenë shumë i madh nga fansat që më kanë ndjekur por edhe kolegët e mi ma kanë shpërndar këngën e kanë pëlqyer shumë, nuk janë kursyer në të shprehurit e ndjesive të tyre njerëzore, unë e vlerësoj se në tregun tonë muzikor është e vështirë, duhet të vësh atë fasadën që mos kenë asgjë tënden në dorë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb