Skuadra e Partizanit ka zyrtarizuar ditën e sotme trajnerin e ri Mark Juliano. Në një konferencë për shtyp të mbajtur ditën e sotme, i pranishëm ka qenë edhe presidenti Gaz Demi, i cili është shprehur optimist në lidhje me emërimin e teknikut të ri në stolin e të kuqve. Demi deklaron se Juliano ka më shumë energji dhe e ka marrë seriozisht punën për të ndihmuar skuadrën.

“Partizani s’ka arritur të marrë akoma një trofe pavarësisht se kemi qenë në garë deri në momentet e fundit. Shoqëria e Partizanit ka filluar të bëjë një organizim të ri. Moxhi do të jetë këshilltar i përgjithshëm për të gjithë ndërmarrjen e Partizanin.

Zotëria na solli një djalosh simpatik në pamje, por që flitet që është edhe një trajner i mirë. Shpresoj që këtë vit të fitojmë titullin kampion dhe të ecim sa më larg në Kupat e Europës. Juliano e ka marrë seriozisht punën për ta ndihmuar skuadrën. Ne të gjithë jemi serioz për ecurinë e Partizanit.

Për sa i përket Starova do të jetën në stafin e Partizanit, por nuk dua të flas për zhgënjimet e sezonit të kaluar pasi sot do prezantojmë trajnerin e ri. Juliano ka energji më të madhe se Starova, si dhe pamjen e ka me simpatike”, ishin fjalët e presidentit gjatë konferencës për shtyp./panoramasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: