ELBASAN

Policia e Elbasanit ka zbuluar një skemë mashtrimi, të kryer nga disa të rinj. Në pranga ka rënë 21-vjeçari E. C., si dhe janë shpallur në kërkim E. P., 23 vjeç dhe R. K., 22 vjeç.

 

Tre të rinjtë, dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë prezantuar si punonjës të një fondacioni që krijon lehtësira për të marrë kredi. Pre e mashtrimit të tyre, ka rënë 65-vjeçari R. B., të cilit i kanë kërkuar një shumë parash.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan

Vihet në pranga 1 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 bashkëpunëtorët e tij, për veprën penale “Mashtrimi në kredi”.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë për veprën penale “Mashtrimi në kredi”, shtetasin E. C., 21 vjeç, banues në Elbasan dhe shpallën në kërkim shtetasit E. P., 23 vjeç, banues në Përmet dhe R. K., 22 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke u prezantuar si punonjës të një fondacioni që krijon lehtësira për të marrë kredi, kanë mashtruar shtetasin R. B., 65 vjeç, banues në Elbasan, duke i kërkuar një shumë parash.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb