BRITANI E MADHE

Meghan Markle ka bërë daljen e parë publike pas dokumentarit në ITV. Në një intervistë të gjatë dukesha e Suksekt tregoi për sulmet në media. Meghan Markle ka folur për herë të parë për presionet e qenit nënë e re në sytë e publikut.

Në këtë dokumentar Dukesha e Sussex-t foli me Tom Bradly-n për vëmendjen negative të shtypit gjatë shtatzënisë dhe muajve të parë me djalin Archie, i lindur më 6 maj.

Me lot në sy dukesha pranoi se është shumë e prekur emocionalisht nga të gjitha gjërat që kanë ndodhur. Por në daljen e ssj në e Royal Albert Hall në Londër dukesha dukej më rrezatuese se kurrë. Ajo kishte veshur një fustan ngjyë vjollcë i cili e tregonte tepër elegante.

Meghan mori pjesë në inaugurimin e “One Young World 2019”, një forum global për udhëheqësit e rinj. Ajo përshëndet me dorë të gjithë të pranishmit. Më pas shkon të takojë dhe dy prezantuesit. Këta të fundit bëhen gati të përkulen para dukeshës por ajo nuk i lejon dhe i përqafon të dy.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb