Në datat 28 dhe 29 shkurt 2024, Prezenca e OSBE-së organizoi në Durrës takimin e dytë rajonal të ekspertëve për përmirësimin e kuadrit rregullator për njësitë e qenve të policisë. Ky aktivitet, i mbajtur për të dytin vit në Shqipëri, bashkoi përfaqësues të këtyre njësive nga Tirana, Sarajeva, Podgorica, Beogradi, Shkupi, Prishtina dhe ekspertë të përgatitjes së qenve të policisë nga Franca dhe Austria.

Fjala e hapjes së këtij takimi u mbajt nga Sasho Trpchevski, Zyrtar për Zhvillimin dhe Zbatimit e Ligjit, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, Saimir Boshnjaku, Drejtor i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit, Policia e Shtetit, Slobodan Boskovic, Zyrtar Projekti, Njësia Mbështetëse e Forumit për Bashkëpunim dhe Siguri, Sekretariati i OSBE-së

Takimi rajonal sivjet u fokusua në Manualin e Trajnimit të sapo hartuar sipas standardeve ndërkombëtare dhe nevojave të Policisë së Shtetit si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të projektit “Asistencë për autoritetet e Republikës së Shqipërisë për uljen e rrezikut të përhapjes së armëve dhe keqpërdorimit të armëve të vogla dhe të lehta (AVL)”

Manuali shërben si mjet i rritjes profesionale për të gjithë shoqëruesit dhe instruktorët e qenve të policisë, që nëpërmjet Trajnimit të Trajnerëve (TT) do të ndihmojnë në rritjen e kapaciteteve dhe aftësive të qenve të policisë për të dalluar armët e zjarrit, municionet dhe eksplozivët e jashtëligjshme.

Hartimi i manualit të trajnimit është një nga aktivitetet e shumta të projektit të AVL-ve për të ndihmuar Policinë e Shtetit në planifikimin, rritjen e rendimentit, ruajtjen dhe përparimin e vazhdueshëm të aftësive të njësive që përdorin qentë. Gjithashtu, projekti ka zhvilluar Procedurat Standarde të Veprimit dhe një Master Plan, si dhe ka bërë përparim të rëndësishëm drejt përmirësimit infrastrukturor të godinave që përdoren për qentë dhe sigurimin e pajisjeve të specializuara për Institutin e Përgatitjes të Qenve të Policisë.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e Njësive të Qenve të Policisë, ekspertët e qenve dhe përfaqësues të projektit të AVL-ve nga juridiksionet në Ballkanin Perëndimor gjithashtu diskutuan mbi mundësitë, sfidat dhe bashkëpunimin rajonal aktual dhe atë të ardhshëm për përmirësimin e kuadrit rregullator për qentë e policisë. Ky takim mundësoi, ndër të tjera, seanca teorike dhe ushtrime praktike, diskutime dhe prezantime nga ekspertët e përgatitjes së qenve të policisë.

“Ndërsa marrim parasysh sfidat e ngjashme me të cilat përballet dhe trajton në mënyrë aktive rajoni ynë, këto takime shërbejnë si platformë përmes së cilës zyrtarët e juridiksioneve të Ballkanit Perëndimor, ekspertët ndërkombëtarë dhe komuniteti i donatorëve, ndajnë njohuritë dhe aftësitë mes njësive të qenve që përfitojnë nga projektet e ndihmës së OSBE-së,” theksoi Z. Sasho Trpchevski, Zyrtar për Zhvillimin dhe Zbatimit e Ligjit, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri.

Takimi i dytë rajonal u organizua si pjesë e projektit të AVL-ve, me mbështetjen e Njësisë së Forumit të OSBE-së për Bashkëpunim në Fushën e Sigurisë dhe në koordinim me projektet e OSBE-së për AVL-të që zbatohen në Ballkanin Perëndimor. Projekti AVL-ve zbatohet nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian, Republikës Federale të Gjermanisë dhe Republikës së Francës.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb