Analisti Fatos Lubonja gjatë një lidhje Live në emisionin ‘Open’ në News24 ka deklaruar se në primaret që do organizohen duhet të kishte kandidatë nga të gjitha palët e opozitës, përfshirë këtu edhe Partinë e LIrisë.

Ai shtoi se partia Demokratike është përçarë nga kryeministri Rama duke përdorur si instrument ish-kreun e kësaj force politike Lulzim Bashën.

“Mendoj se duhet të ishin bërë përpjekje nga të dyja palët që mese do kishte primare duhet të ishin me kandidatët e të gjithë palëve, së bashku me Partinë e Lirisë, kjo do ishte zgjidhja më e mirë për të shpëtuar nga një regjim i  tillë që nuk njeh asnjë respekt.

Caktimi i njerëzve për të kandiduar në primare, me negociata mundet që të kishte një marrëveshje që të caktojmë disa njerëz që të ishin nga të dy palët, më mirë do ishte të caktoheshin njerëz me konsensus nga të dyja palët për të garuar se kë preferojnë më shumë votuesit e PD-së.

PS-së i lehtësohet puna shumë me ndarjen e palëve, përçarjen aty e ka bërë Rama dhe instrument është bërë Basha, duhet të luftohej që të mos vazhdonte dhe mendoj përsëri që këtë lojë të përçarjes Rama do e vazhdojë deri në fund edhe me gjykatën që mund t’i japë vulën Alibeajt. Këtu nuk ka shanse edhe sikur e bashkuar të jetë gjithë opozita, përballë një regjimi që nuk pyet për asgjë”, u shpreh ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: