Pas përfundimit të procesit të Primareve të PD në thuajse të gjitha qarqet, kryetari i kësja partie, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat tha se tashmë është vendosur një standard i paparë demokratik në vend.

Sipas tij ky proces tregoi se PD është forca politike më e fuqishme në Shqipëri, teksa shtoi gara ishte transparente, ndërsa falenderoi te gjithë kanditatët, të cilët morën pjesë në garë.

Erdha tu falënderoj me shumë përzemërsi. Sot ata dhjetëra mijëra anëtarë dhe simpatizantë të PD që votuan në të katërta anët e vendit për kandidatët për kryetar bashkie. Falënderim për ata që morën pjesë, e fisnikëruan garën, e pashembullt ndonjëherë me mbi 200 burra, gra e të rinj, anëtarë të PD dhe shoqërisë civile, pra prurje të larmishme, por që me angazhimin e tyre e bënë garën më kuptimplotë.

Por unë me këtë rast dua të theksoj se sot ishte hera e pestë që nga 18 dhjetori i 2021, që anëtarët e PD folën, vendosën dhe firmosën me votën e tyre. Nuk besoj të ketë forcë tjetër politike që në një hark kohor më pak se 12 mujor, të ketë ushtruar me të gjithë anëtarësinë e saj, 5 herë votën e tyre.

Në këtë kontekst kam bindjen se çdo anëtarë i PD ndihen më të lirë, dinjitozë, më të motivuar se kurrë. Kam bindjen se ata vlerësojnë këtë ndryshim madhor të PD, proces me të cilin kjo forcë përmbysi procedurën e përfaqësimit. Vendosën standard demokratik të paparë në Shqipëri çka e bën PD sot forcën më të fuqishme politike në vend.

Në garë mbi 200 kandidatura, por nuk ka një prej tyre që të thotë se mora pjesë si kandidat i kryetarit apo kryesisë. Që të gjitha si vullnet i lirë i kandidatëve apo propozime të lira.

Rruga e vete vota e lirë, se ndryshe nuk ka garanci. Nuk pretendohet të ishte një proces i përsosur, por u bë çfarë ishte e mundur për procesin më të mirë’, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: