Për të thyer barrierat e autizimit dhe mitet mbi fëmijët me aftësi ndryshe, qendra Tiss ka organizuar një shfaqje teatrale në Teatrin e Kukullave Tirane. Këtë rradhë “Princesha mbi bizele” erdhi me një performancë të specifike, nga fëmijë që ngjiten për herë të parë në skenë.

Nën regjinë e aktores veterane të Kukullave, Shegushe Bebeti dhe me mbështetjen e Lotarisë Kombëtare, aktorët e vegjël sollën me lojen e tyre një copëz nga bota, si e shohin dhe e mendojnë ato. Në këtë vigjilie festash të fundvitit, edhe fëmijët me aftësi ndryshe, mundohen të na sjellin pak gaz dhe hare nga shkelqimi I tyre I vecantë. Drejtoresha e Qendres, Anisa Dizdari u shpreh entuziaste për këtë inisativë, e cila është edhe rezultati I muajve të tëre punë, me fëmijet qe trajtohen per problemet e zhvillimit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërsa aktorja Bebeti theksoi se “nëse ne i japim besim dhe mundësi këtyre fëmijëve, nëse i japim dashuri dhe përkrahje, atëherë barrierat e autizimit do të bien dhe ata do të jenë si të gjithë fëmijët e tjerë, të mrekullueshëm, inteligjentë dhe plot botë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb