Princi i Bruneit, Abdul Mateen është martuar me të fejuarën e tij në një dasmë mbretërore 10-ditore.

Princi i famshëm zbuloi lidhjen dhe fejesën e tij me Yang Mulia Anisha Rosnah në dhjetor. Njoftimi befasoi shumë fansa të njërit prej beqarëve më të lakmuar të Azisë. Nusja është mbesa e një këshilltari të udhëheqësit të Bruneit, Sulltan Hassanal Bolkiah. Ajo zotëron një kompani mode dhe turizmi.
Princi Abdul Mateen, 32 vjeç, ishte i veshur me uniformë ceremoniale dhe nusja e tij, 29 vjeçe, kishte veshur një fustan të gjatë të bardhë dhe bizhuteri të shumta për ceremoninë në pallatin Istana Nurul Iman.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndër 5,000 të ftuarit ishin mbreti i Arabisë Saudite dhe Jordanisë, si dhe presidenti i Indonezisë Joko Ëidodo dhe lideri i Filipineve, Ferdinand Marcos Jr.

Çifti bëri daljen e tij të parë publike duke u përshëndetur mijëra dashamirësve nga pjesa e pasme e një Rolls Royce të hapur, i shoqëruar nga makina të tjera luksoze.

Prince Mateen është i njohur në mediat sociale, me mbi 2.5 milionë ndjekës në Instagram dhe mijëra të tjerë në TikTok. Ai postoi një foto pranë bashkëshortes së tij në natën e ndërrimit të viteve.

Princi Mateen është fëmija i 10-të i Sulltanit, monarkut më jetëgjatë në botë dhe një nga më të pasurit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb