NGA ERJON SKENDAJ

TIRANE- Shëndeti 17-vjecarit Roland Nika ka hyrë në fazën më kritike. Prindërit e të riut thonë se frymëmarrja e tij është reduktuar në 20% dhe se është çështje ditësh që laringu të bllokohet plotësisht nga mishi i huaj i krijuar pas aksidentit me motor.

Nga Ministria e Shëndetësisë nuk ka një reagim zyrtar për çështjen e denoncuar publikisht në media, ndërsa babai i 17-vjeçarit thotë për “News 24” se ka patur takim direkt me ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, prej të cilit ka dalë pa një përgjigje konkrete.

Ndërsa shpresat për shpëtimin e të riut pakësohen, familja Nika ka dalë sërisht për të protestuar këtë herë para Parlamentit të Shqipërisë. Edhe pse nuk shikon për shkak të verbërisë, fjalët e nënës së Rolandit janë një apel për drejtësinë dhe mjekësinë shqiptare.

I lodhur nga ato që i cilëson si mashtrime të strukturave shtetërore të shëndetit babai i Rolandit, Pashk Nika ka vendosur t’i drejtohet edhe qytetarëve të thjeshtë për ndihmë financiare që të mund ta dërgojë djalin privatisht në Turqi.

Prej më shumë se 3 muajsh Roland Nikaj, 17 vjeç, nga Shkodra, mbahet i shtruar në gjendje të rëndë në Spitalin Universitar të Traumës pas një aksidenti të rëndë me motor . Prindërit e tij akuzuan publikisht Spitalin e Traumës për abuzim dhe neglizhencë në kryerjen e detyrës që sipas tyre ka çuar në diagnostikim të vonshëm të sëmundjes që vlerësohet nga mjekë të tre spitaleve terciare si tepër e rëndë.

I riu vuan nga Stenosis Trake që do të thotë bllokim i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes nga mishi i huaj. Pas analizave të kryera një javë më parë në Senatorium u konstatua se stadi i bllokimit të trakesë është në masën 75 % me trend në rritje deri në bllokim të plotë që do të çonte në vdekjen e 17-vjecarit nëse ai nuk operohet brenda pak ditëve.

Porse një operacion i tillë nuk realizohet në vend, ndërsa në shtetet si Turqia ndërhyrja kushton nga 10 deri në 20 mijë euro dhe konsiderohet një operacion rutinë.

Numri i kontatkit i Pashk Nikës, babait të 17-vjeçarit, është 068 62 08 310

Për ti ardhur në ndihmë 17-vjeçarit.

Numrat e llogarisë bankare në emër të babait të tij Pashkë Nika:

Në EURO

AL48 2121 1360 0000 0000 0082 1531

Në ALL

AL59 2121 1360 0000 0000 0082 1527

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: