Policia britanike ka zbuluar një nga koleksionet më të mëdha në Mbretërinë e Bashkuar të armëve të printuara 3D në një bastisje në një shtëpi të braktisur që funksiononte si ‘fabrikë’ armësh në veriperëndim të Londrës.

Dy persona, njëri rreth 20 vjeç dhe i dyti rreth të 40-tave janë arrestuar si të dyshuar për veprën penale të prodhimit të armëve të zjarrit, ndërsa janë lënë në liri me kusht.

Scotland Yard ka thënë se armët e printuara 3D po bëhen një trend në zhvillim në rrugët e Londrës sa i përket krimeve si plagosje apo grabitje të armatosura.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: