I ftuar në “News 24”, për të folur për shembjen e shtëpive në zonën e “5 majit”, juristi Jordan Daci, tha se banorët duhet të bëjnë masivisht kallëzime në SPAK. Ai tha se ajo që po ndodh në atë zonë është abuzim, që nuk ndodh në asnjë vend të botës.

“Në zonën e 5 majit ka prona të legalizuara dhe të skualifikuara. Kur del VKM, leja e legalizimit, është detyrim për aluzimin. Nuk ka kriter ligjor nëse një shtëpi legalizohet, e tjetra jo. Sigurimi i provës, gjykata, të shikojë shtëpitë. Të bëhen masivisht kallëzime në SPAK, është një rast flagrant i abuzimit me pushtetin. Ky abuzim nuk ndodh në asnjë vend të botës. 60-70% e ndërtimit, nuk e di se çfarë funksioni ka. Asnjë qytetar nuk është zaptues. Të gjithë kanë paguar lekë tek pronarët e tokës. Qeveria kërkon t’ia lerë faturën qeverive të tjera që do të vijnë”, tha Daci.

Juristi tha po ashtu tha dallimin se kur një pronar trualli dhuron tokën për shfrytëzim një kompanie ndërtimi dhe në këmbim përfiton apartamente, e rastin me qeverinë, ku banorëve u janë premtuar banesa.

“Këta nuk do të jenë bashkëpronar të truallit. Kur blen njësi banimi ti je bashkëpronar mbi ndërtimin. Nesër nëse shembet, nuk janë pronar të truallit, por të ndërtesës. Ne nuk kemi ligj mirëfilli për shpronësimet. Veç asaj dëmshpërblimi në rastin konkret… Që të ishte shpronësim të dali VKM që i zhvlerëson me vlerën e tregut. Kjo është kontratë e njëanshme. Një burg nuk do të mjaftonte në këtë rast, me kaq njerëz të përfshirë. Shteti është shtet që dëmton. Ju e dini se sa fukarenj janë futur në burg për energji elektrike. Po të kesh frigorifer nuk u jepet ndihmë sociale sepse quhet luks, televizori dhe frigoriferi janë nevojë e jo luks. Këta janë injorantë e hajdutë që e rrjepin qytetarin”, tha Daci.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: