SERBI

Autoritetet në Prishtinë, përmes mediave shqiptare në Kosovë, po mbështesin opozitën serbe për të vazhduar rrugëtimin në rrëzimin nga pushteti të presidentit Aleksandar Vuçiç. Kështu deklaroi sot ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale të Serbisë, Zoran Gjorgjeviç.

Ai tha se në Serbi nuk do të këtë destabilizim, pavarësisht shumës së parave të cilat janë investuar për këtë qëllim, ndërsa shtoi se në Serbi nuk ka vend për frikë.

Ministri pohoi se autoritetet serbe do të veprojnë  në bazë të principeve të demokracisë dhe dhunës do t’i përgjigjet me mjetet e duhura.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: