Akademiku Artan Fuga ka shpërthyer i revoltuar pas VKM-së së qeverisë për kërkimin shkencor, pa u konsultuar, sipas tij, e komunitetin e kërkuesve shkencorë dhe profesoratin universitar.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Fuga shkruan se ka vetëm një rrugë për të shpëtuar nga kjo VKM, krijimi i një komiteti kombëtar për shpëtimin e kërkimit shkencor dhe dijes universitare.

“Ndryshe ne intelektualët e këtij vendi nuk jemi vetëm qazima, hajdara, a kadrinj, apo lëpirës kazanësh, tepsish, a uturakësh, por jemi thjesht legena me grada! Testi me akademinë e shkencave u bë! Ne dolëm të dobët, të pafuqishëm, të anestezuar! Tani prisni goditjet e tjera!”, shkruan Fuga.

Postimi i plotë:
KOMITETI KOMBËTAR PËR SHPËTIMIN E KËRKIMIT SHKENCOR DHE DIJES UNIVERSITARE. Pas vkm për orientimin krejtësisht të gabuar të kërkimit shkencor, pa e konsultuar me komunitetin e kërkuesve shkencorë dhe profesoratit universitar, pa marrë asnjë model perëndimor, jam i bindur se për të përballur politikat e mbrapshta të qytetares besa shahini në ministrinë e arësimit si edhe ato të qeverisë që shpreh ky vendim, ka vetëm një rrugë: Krijimi i një: KOMITETI KOMBËTAR PËR SHPËTIMIN E KËRKIMIT SHKENCOR DHE DIJES UNIVERSITARE.

Ose ndryshe ne intelektualët e këtij vendi nuk jemi vetëm qazima, hajdara, a kadrinj, apo lëpirës kazanësh, tepsish, a uturakësh, por jemi thjesht legena me grada! Testi me akademinë e shkencave u bë! Ne dolëm të dobët, të pafuqishëm, të anestezuar! Tani prisni goditjet e tjera!

Por, kërkimi shkencor dhe shkenca nuk janë pronat tona ore kolegë, shefa, të zgjedhur në senate, rektorë, administratorë universitetesh private, aksionere, roje godinash universitare, guzhinjere mencash universitare, drejtora institutesh, por janë vlera të shqiptarizmit. O doktorantë! Jeni të mbaruar! T’i braktisësh je tradhëtar!

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb