Ekonomisti, Pano Soko i ftuar në “Open” u shpreh se paketa e re fiskale nuk ka aspak qëllim të ndihmojë qytetarin apo konsumatorët.

Ai gjithashtu theksoi se e gjitha është klienteliste e pastër dhe se qeveria nuk u vjen në ndihmë konsumatorëve.

Pjesë nga diskutimi:

“Jemi në një krizë, për çfarë po vuajmë? Kemi krizë ekonomike inflacioni që do të thotë se qytetarët konsumatorët po goditen drejtpërdrejt. Tani, një qeveri që ka në dorë paketën fiskale, çfarë ka qëllimi kryesor? Të ndihmojë qytetarët që të tejkalojnë krizën. Halli është qytetari, por në këtë paketë  nuk shoh ndihmën që do ti vijë qytetarëve, përveç disa indeksimeve. E gjitha klienteliste e pastër, ndërhyrje favorizuese.

Mund të ketë një qeveri qëllim falimentimin e  një sektori?

Soko: Nuk do të kishte qëllim as të ndërtonte biznese koncensionare që prodhojnë gropa në buxhetin e shteti, por e dimë që qeveria jonë nuk është më e mira.

Soko: Për të ndihmuar biznesin, çfarë bën qeveria?

Sejedini: Kosto nuk është rritur vetëm për birrën

Soko: Këtyre i janë rritur kostot, çfarë bën qeveria? Duhet të ndërhyjë për prodhimin vendas. Çmimet janë rritur. Qeveria duhet të ulë pak taksën, konsumatori ka shumë nevojë për ndërhyrje, prodhuesi ka shumë nevojë po ashtu. Pra duhet të lehtësojë pak qarkullimin. Por qeveria bën të kundërtën komplet. Kemi kulmin e krizës bujqësore? Pamë rritje fasonëve.

Sejedini: Çfarë rritje fasone?

Soko: Prit të mbaroj o  burrë!?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb