Hansi Flick është gjithnjë e më pranë vazhdimit të aventurës së tij te Barcelona. Trajneri gjerman, i cili ka marrë drejtimin e skuadrës katalanase, pritet të rinovojë kontratën edhe për disa vite të tjera.

Sipas raportimeve nga mediat spanjolle dhe ato gjermane, agjenti i tij, Pini Zahavi, ndodhet aktualisht në Barcelonë, ku po punon për finalizimin e të gjitha detajeve të marrëveshjes së re. Objektivi i palëve është një kontratë që do ta lidhë Flick me klubin deri në vitin 2028.

Bisedimet mes palëve janë në fazë të avancuar dhe gjithçka tregon se rinovimi është vetëm çështje kohe, duke konfirmuar besimin e drejtuesve të Barcelonës te projekti i trajnerit gjerman.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb