Ashtu siç ishte njoftuar më parë, kryeministri Edi Rama ka nisur këtë paradite takimin me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel. Vetë kryeministri Rama ka publikuar pamjet e para të takimit me Kancelaren Merkel.

Siç shihet në video, Merkel e pret kryeministrin Rama në ambientet e jashtme të institucionit, ndërsa pas takimit me zyrtarët e tjerë, ata nisin takimin në zyrën e Merkel.

Në fokus të këtij takimi është tërmeti tragjik i 26 nëntorit, që la pasoja katastrofike në Shqipëri, duke marrë 51 jetë njerëzish dhe shkatërruar mijëra ndërtesa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb