Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” me Klevin Mukën në News24 ishte i ftuar avokati Erald Aga, i cili foli në lidhje me ligjin 2020, konkretisht për privatizimin e truallit shtetëror në përdorim.

Ai ka sqaruar tre kategoritë që parashikon ligji si dhe mënyrën se si të përfitohet.

“Përfshihen trojet që janë marrë dhe janë në përdorim kur një qytetar, i cili për shembull ka blerë banesën. Parashikohen tre kategori:

-Banesat që qytetarët i kanë privatizuar para gushtit 1991 dhe marrëdhënia me truallin e godinës nuk është zgjidhur. Duhet bërë kërkesë në ASHK që t’u kalojë.

-Ndërtimet nga ndërmarrjet shtetërore, kooperativat, magazina për shembull, por kanë blerë vetëm godinën. Mund ta përfitojnë truallin.

-Qytetarët që kanë ndërtuar në banesat e privatizuara, para ’91 dhe ky rast do ë zgjidhet si në rastet e legalizimit.
Nëse objekti është bërë biznes do të paguhet, nëse është për qëllim banimi do të bëhet thjeshtë kalimi pa pagesë”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb