Nëse do t’ju thonim që mund të blini një makinë të re me çmimin e një makine të përdorur, nuk do t’ju thonim të vërtetën. Por, privilegjin e eksperiencës se blerjes së një makine të re, me shërbimin cilësor të klientit, në një sallon makinash modern dhe me qetësinë e garancisë mund ta shijoni tashme edhe kur bleni një makinë të përdorur – një makinë që ndihet dhe punon si e re!

Këtë privilegj e gjeni tanimë tek Das WeltAuto në Porsche Albania. Inaguruar globalisht në vitin 2010 nga Grupi Volkswagen, Das WeltAuto sjell një gamë të gjerë brandesh makinash të përdorura të Grupit Volkswagen (Volkswagen, Audi, Seat, Skoda) por edhe brande të tjera, me garancitë maksimale për blerjen tuaj.

Brandi Das WeltAuto është dizenjuar për të dhënë të njejtin nivel eksperience që merr një klient që blen makinë të re dhe atij që blen një makinë të perdorur. Si një brand global, Das WeltAuto ju sjell eksperiencën më të mirë gjermane me procedurat e standartizuara të Volkswagen Grup me zgjidhje sistematike të shërbimeve pas shitjes. Duke qenë brandi i vetëm i një prodhuesi makinash që operon në tregun e makinave të përdorura, Das WeltAuto ka mundesinë për të sjellë çmime konkuruese dhe shërbimin më të mirë pas shitjes për klientet.

Çdo makinë që shitet në Das WeltAuto kalon nëpërmjet një proçesi kontrolli rigoroz nga teknikët e trajnuar dhe të autorizuar të Porsche Albania që pasohen nga higjenizimi, riparimet dhe servisi me pjesë origjinale përpara se të aprovohet si një makinë në shitje nga Das WeltAuto. Blerësit pajisen dhe me një certifikatë cilësie dhe garancie për kilometrat dhe historikun e shërbimeve. Për klientet potencial kjo do të thotë që kur ju blini nga Das WeltAuto ju përfitoni sigurinë që makina që keni blerë ka marrë kujdesin e duhur.

Për ti mundësuar klientëve një proces përmbyllës, Das WeltAuto ofron financim të plotë si dhe siguracion. Për të shkuar më tej Das WeltAuto kryen gjithashtu edhe vlerësimin e makinës egzistuese të klientit për një mundësi tërheqëse “trade-in”. Së bashku me hapjen e sallonit të Das WeltAuto është hapur edhe faqja online www.dasweltauto.al. Klientëve që vizitojnë faqen ju jepet mundësia të zgjedhin makinën e tyre të preferuar duke përcaktuar modelin dhe çmimin referues si dhe duke parë katalogun fotografik për secilën makinë. Kjo e bën atë praktikisht vendin më të mirë për të kërkuar për një makinë të përdorur.

Dedikimi i Das WeltAuto ndaj cilësisë nuk mbaron në momentin që blihet makina. Një garanci 12 mujore aplikohet për çdo makinë të shitur në mënyrë që çdo blerës makine të ndihet i sigurt në integritetin e makinës që blen.

Ndjesia e besimit tek makina juaj që garantohet nga blerja tek një brand ndërkombëtar i besuar, me shërbime mbështetëse pas shitjes, është një pjesë shumë e rëndësishme e eksperiencës së blerjes së një makine. Fatmirësisht, tanimë këto privilegje mund ti përfitojnë edhe blerësit e makinave të përdorura, vetëm tek Das WeltAuto.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: