Real Madrid para transfertës në Valenca ka marrë lajme jo të mira. Dy yjet e ekipit, Hazard dhe Casemiro janë infektuar me COVID-19.

Pas rezultatit të tamponëve ata janë karantinuar menjëherë. Ndërkohë këtë javë edhe mbrojtësi Eder Militao ka dalë pozitiv.

Real Madrid së fundmi mori një rezultat pozitiv duke marrë fitoren e parë në Champions League, pikërisht ndaj Inter me rezultatin 3-2.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb