Presidenti i klubit të Tottenham, Daniel Levy, po kërkon investitorë për të përmbyllur punimet e stadiumit të ri që ka dalë totalisht jashtë planeve sa i takon kostos.

Referuar raportimeve të tabloideve angleze, pas një preventive fillestar pre 400 milionë, preventivi i ri në fakt është më shumë se i dyfishuar, me shpenzimet që parashikohet të tejkalojnë shumën prej miliard sterlina.

Momentalisht Levy ka marrë këstin e parë prej 100 mln eurosh por për dashamirësit e Tottenham asgjë për t’u shqetësuar pasi numri 1 i ‘spërsave’ ka marrë përgjigje pozitive nga disa financues të besueshëm.

Gjithsesi në përfundim të impiantit Tottenham do të ketë se me çfarë të mburret pasi nuk do të luajë vetëm në stadiumin më të shtrenjtë të “Premier League”, por të të gjithë Europës. Për të amortizuar kostot e ndërtimit dhe ato që do të jenë shpenzimet e administrimit të impiantit të ri, drejtuesit e Tottenham duket se i kanë idetë e qarta.

tottenham

Të drejtat e emërtimit të stadiumit do t’i shiten ofertuesit më të madh, njëlloj sikurse ka ndodhur me shumë klube e së fundmi edhe me Juventus. Ndërkohë, një tjetër pjesë e shpenzimeve do të mbulohen nga shitja paraprake e biletave. Pavarësisht se klubi nuk ka borxhe dhe disponon burime të mira financiare, janë kontaktuar deri tani tre banka për të marrë një financim prej 350 milionë sterlina për 5 vitet e ardhshme.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb