TIRANA

Gjyqtarja e Apelit të GJKKO, Nure Dreni është shkarkuar nga KPK pas problemeve me pasurinë. Ajo nuk ka mundur të justifikojë pasurinë e saj teksa sot është marrë vendimi që ajo të shkarkohet.

Nure Dreni është një nga tre anëtaret e trupës gjykuese të çështjes së ish- ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri në Apelin e GJKKO por tashëm ajo duhet të  zëvendësohet nga një tjetër.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në seancën dëgjimore të kaluar, KPK hodhi pikëpyetje mbi pasaktësitë në deklarimin e pasurisë së gjyqtares si dhe pamjaftueshmërinë financiare të shpenzimeve të vajzave të saj të cilat i ka çuar me studime në Angli.

Por tashmë ajo është e shkarkuar dhe kjo rrezikon edhe shtyrjen e gjyqit të Tahirit në Apelin e GJKKO.

Një tjetër gjyqtar/e do të vendoset në vendin e saj dhe do të dojë të kërkojë kohë për të parë dosjen e cila është voluminoze pasi vetëm mbrojtja e Tahirit e prezantuar seancën e fundit ishte 138 faqe. Seanca për vendim është më 24 qershor por me të gjitha gjasat do të shtyhet.

BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb