Deputeti demokrat Dashnor Sula, ka folur në mbledhjen e Komisionit për çështjet ligjore, administratën publike dhe të drejtat e njeriut, në lidhje me presionin që i është bërë në vijimësi prokurorisë nga politika.

Ai iu drejtua ministrit të Drejtësisë, duke i kërkuar që debatin në lidhje me SPAK, t’ia linte në dorë “bajlozëve të politikës”.

Në mbledhjen e sotme, ministri Ulsi Manja ka raportuar në Komision lidhur me kompetencat për monitorimin e zbatimit të rekomandimeve të Këshillit të Ministrave kundrejt Prokurorit të Përgjithshëm për luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, bashkëpunimin ndërinstitucional dhe të drejtat e njeriut.

“Sugjerimi im është që lëre ta bëjnë bajlozët e politikës shqiptare debatin për SPAK, siç kanë bërë për 30 vite, se unë dhe ti jemi shumë të vegjël përpara atyre të dyve.

Ministria e Drejtësisë mbetet për mua institucionin më i rëndësishëm i qeverisë dhe gati institucioni më pak i përfshirë në problematika dhe korrupsion përgjatë 32 viteve.

I vlerësoj shumë ministrin dhe ish ministrat, por fatkeqësisht gjatë 32 viteve, kjo ministri nuk ka mundur kurrë t’i bëjë ballë presioneve politike që i janë bërë sistemit të drejtësisë, konkretisht ndaj organit të prokurorisë.

Unë dhe ministri i Drejtësisë kemi qenë dëshmitarë dhe e kemi vuajtur pasoja e presionit politik ndaj Prokurorisë.

Më lejoni të kthehem pas në kohë në fillesat e demokracisë me prokurorin Maks Haxhia të cilin ishte politika që e bëri kurban.

E njëjta gjë ka ndodhur me zotin Arben Rakipi, të cilit pavarësisht problematikave që kemi pasur i heq kapelen sepse ishte një person i ndershëm.

Më lejoni të kthehem pas në kohë në fillesat e demokracisë me prokurorin Maks Haxhia të cilin ishte politika që e bëri kurban.

E njëjta gjë ka ndodhur me zotin Arben Rakipi, të cilit pavarësisht problematikave që kemi pasur i heq kapelen sepse ishte një person i ndershëm.

E njëjta gjë, ziheshin bajlozët e politikës, që të dy që ishin në kohën tuaj, të qeverisjes socialiste dhe e shkarkuan zotin Rakipi me ceremoni, për interesa politike.

E njëjta gjë ka ndodhur me Theodhori Sallakun dhe aq më keq me Ina Ramën.

E njëjta gjë ndodhi me zotin Llalla por me një nivel shumë të ulët në zhvillimin e tij dhe të prokurorisë, që i bëri një dëm shumë të madh presidentit të Republikës së asaj kohë zotit Topi, dhe aty nisi edhe problemi në sistemin e drejtësisë”, deklaroi Sula.

Ai zbuloi gjithashtu se në vitin 2013 kishte besuar se Paria Socialiste do të shëronte korrupsionin në vend, gjë që sipas tij nuk rezultoi e vërtetë.

“Ju thatë që korrupsionin e kishim. Po është e vërtetë. Aty e kishim por nuk e  shihnim ose na pëlqente të ishte ashtu.

Pavarësisht se isha në politike, me sinqeritetin më të madh ju them se kam besuar në 2013 që forca juaj politike, kryeministri juaj, korrupsionin që ishte bërë plagë dhe që ishte maisur plaga, do ta pastronit.

Konstatoj fatkeqësisht që jo vetëm që nuk e pastruat po plaga u rrit dhe këtë e tregojnë ministrat në burg dhe në vendet e vuajtjes së dënimit”, deklaroi deputeti demokrat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb