TIRANE- Është shtyrë seanca dëgjimore për Komisionerin Publik, Heral Saraçi. Komisioni ka vendosur që seanca të zhvillohet nesër në orën 09:00.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka pranuar kërkesën e Komisionerit Publik, Heral Saraçi për t’u mbrojtur me avokat. Në mbledhjen e sotme të Komisionit, Saraçi kërkoi që t’i jepet kohë avokatit për të njohur aktet, por kjo gjë nuk u pranua.

Procedimi disiplinor ndaj tij nisi me kërkesë të vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Lidhur me këtë procedim disiplinor, gjyqtari hetues Natasha Mulaj ka depozituar në datë 26 shkurt 2018, për shqyrtim pranë Komisionit Disiplinor, Raportin mbi rezultatet e hetimit për shkelje disiplinore.

Komisioni Disiplinor përbëhet nga:

1. Z. Sokol Çomo, Gjyqtar (Kryesues)

2. Zj. Albana Shtylla, Gjyqtare (Anëtare)

3. Z. Ardian Hajdari, Gjyqtar (Anëtar)

Pasi të dëgjojë të gjitha palët, Komisioni pritet të marrë një vendim për Saraçin.

Bazuar në nenin 17, pika 6 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” Komisioni Disiplinor, brenda 15 ditëve nga data e marrjes së Raportit mbi rezultatet e hetimit, e cila është data 26 shkurt 2018, duhet të marrë një vendim përfundimtar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb