Aktivisti Andi Tepelena i ftuar në Neës 24 deklaroi se protestuesit ishin paqësorë , por policia përdori dhunë disproporcionale, duke i ngritur ata me forcë.
Tepelena tha se deklarta e kreut të Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla dukeshin si thirrje për spastrim dhe ishin kërcënuese.
Po ashtu Tepelena deklaroi se dhuna nisi që në momentin kur aktivisti Gent Progni dhe disa të tjerë po qëndrin në një lokal pranë Parlamentit dhe u shoqëruan dhunshëm.
Po ashtu ai tha se Rama po e çon vendin drejt greminës dhe qëllimi i protestës është largimi i tij dhe një qeveri teknike që do të garantonte zgjedhje të lira.

“Ishte një dhunë e paralajmëruar nga ana e policisë, qyetarët kishin dalë paqësisht ndërsa që në nisje në orën 10 policia nisi me spray lotsjellës.
Ky ishte reagim disproporcional nga ana e policisë. Ata ishin të ulur ndërsa policia i ngriti me forcë.
Ishin edhe Gent Progni dhe të tjerë të ulur në një kafe dhe policia i ngriti me dhunë.
Deklarata e Tualant Ballës ishte këcënuese dukej sikur po thuhej pastroni vendin.
Deputetët shkuan të hanin bukë, ndërsa ne hëngrëm gaz lotsjellës. Ky është një provokim nga ana e policisë, fusin patronazhistë mes turmës për të provokuar, janë metoda që i kanë përdorur në 36 vite.
Po luajnë të gjitha gurët për të thyer mitin e një proteste paqësore, kjo është përkhrahur nga e gjithë shoqëria dhe bota.
Rama po e çon vendin në konflikt civil dhe drejt greminës, por ne nuk do t’i përgjigjemi, kemi vetëm qëllimin që ai të dorëzojë zyrën e shtetit dhe krijimin e një qeverie teknike që do të garantojë zgjedhje të lira.
Janë lëvizje të stisura që i përdor rëndom që nga rasti i teatrit kombëtar, janë metoda të siguriit të shtetit”, tha Tepelena.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb