Procesi i regjistrimit, Balla takim me përfaqësues të komunitetin shqiptar në rajoninin e Lacios: Synimi i nismës është krijimi i një regjistëri të të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit

Në vijim të vizitës në Itali, Ministri i Brendshëm Taulant Balla, zhvilloi aot një takim në ambasadën shqiptare në Romë me përfaqësues të komunitetin shqiptar në rajoninin e Lacios, ku diskutuan për procesin e regjistrimit të adresave të shqiptarëve jashtë vendit.

Në fjalën e tij ministri Balla tha se prej disa kohësh vetëm 12 mijë vëllezër e motra tanë, që jetojnë jashtë Republikës së Shqipërisë, e kanë deklaruar deri më tani vendodhjen e tyre.

“Mendoj që duhet të bëjmë kudo një promovim të kësaj nevoje, të kësaj domosdoshmërie që shteti amë të dijë që ku i e ka të tijët”, tha Balla theksoi Balla.

Duke folur për rëndësinë që ka procesi i regjistrimit, Balla tha se synimi i nismës është për të krijuar një regjistër, të të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit, për të ditur vendodhjen e tyre “për ti dërguar një urim, për ti dërguar një informacion dhe natyrshëm për të qenë një infrastrukturë gati në momentin pse jo edhe kur duhet që të organizojmë me domosdoshmëri dhe votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas Ballës regjistrimi do të garantojë edhe të drejtën e votës për ata që jetojnë jashtë.

“Shumë vende, votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit e kanë të organizuar përmes metodës tradicionale, atë të vajtjes në konsullatë apo ambasadë, për ne shqiptarët është e pa mundur sepse numri ynë i ambasadave apo konsullatave shumë më i vogël, krahasuar me përhapjen e gjithë vëllezërve e motrave tanë në gjithë globin jo vetëm këtu në Itali. Prandaj kemi organizuar si qeveri, një proces shumë të thjeshtë, është ndër më të thjeshtët sepse unë kam parë dhe modelet e shumë vendeve të tjera, tek portali e-Albania, i cili është një shërbim online, tepër i mirë dhe një pjesë e madhe e vëllezërve e motrave tanë e aksesojnë për nevoja të tjera, për të marrë një çertifikatë apo për të bërë një pagesë të caktuar. Janë më shumë se 400 shërbime që meren online edhe natyrshëm ajo që dua të them është që dhe ky shërbim, hyn dhe logohesh, logohesh si qytetar, i vetmi kod që do përdorësh është kodi unik i qytetarit që është në kartën e identitetit, vendos një fjalëkalim tëndin, deklaron vendbanimin, të vetmin dokument që duhet të ‘upload’, është një dokument që e merr nga njësia bashkiake apo nga autoritetet vendore italiane të cilat vërtetojnë adresën të cilën vetë e ke vendosur”, sqaroi ministri.

Ai tha se Roma është vendi i duhur për ta filluar procesin, edhe për shkak të qasjeve historike që kemi pasur, për shkak të numrit të madh të qytetarëve shqiptarë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb