Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku që në nisje të fjalës së saj ka mbështetur fjalimin e kolegut të saj socialist, Erion Braçe, theksoi se nga deklarata e tij konkludioi 4 paradokset e qeverisë Rama.

Nga foltorja e Kuvendit, Tabaku tha se nga këto paradokse ishin; “Pune ka, nuk ka profesioniste. Profesioniste nuk ka, por Shqipëria ka rilindur. Rilindja erdhi, Shqiptaret po ikin. Shqiptaret ikin por në Shqipëri vazhdon rritja galopante!”.


Tabaku theksoi se Banka Shqiptare nuk ka arritur që të bëjë oponencë për qeverinë.

FJALA E PLOTE
E dëgjova Z. Braçe në fakt, me shumë interes, siç dëgjoj pak kolegë këtu në Parlament. Arrita që të konkludoj në 4 paradokset e Qeverive Rama: “Punë ka, nuk ka profesionistë! Profesionistë nuk ka, por Shqipëria ka rilindur! Rilindja erdhi, Shqipërtarët po ikin! Shqipëtarët ikin, por Shqipëria ka një rritje të jashtëzakonshme, galopantë!” Se çfarë duhet të besoj nga këto, unë në fakt nuk e di. Situata ekonomike sigurisht edhe ajo politike që po kalon gjithë globi dhe në mënyrë të veçantë Shqipëria, nuk është më e mira e mundshme. Duhet ta njohim që lufta në Ukrainë ka pasur efekte në ekonominë shqiptare, askush nuk e ka mohuar. Por përpara se të bëjmë liderat në Kiev dhe në çdo qytet tjetër të botës, unë besoj që lideri duhet bërë këtu, vendimet e rëndësishme duhen marrë këtu!

Filozofia e ndjekur nga qeveria shqiptare ka qënë aq problematike, sa që ndonëse jemi vendi me borxhin më të lartë publik në rajon, ne kemi pasur gjithmonë ndihmën më të ulët. Nuk do ndalem në shifra, i thash javën e kaluar. Kjo situatë ka prodhuar më pak të ardhura për konsumatorët, për sipërmarrjet, nga ana tjetër ka pasur një presion shumë të rritur të inflacionit, që ka filluar të ndihet që në verën e vitit të shkuar. Dhe çfarë bën qeveria shqiptare në këto kushte? Merr eurobond.

Inflacioni dhe goditjet e tij, sigurisht që u bënë më të forta pas luftës në Ukrainë. Por ndërkohë efektet që po ndihen në familjet shqiptare janë gjithmonë e më të larta. Sipas përllogaritjeve rezulton se norma e inflacionit, vetëm tëk familjet e varfra është rritur me 1% në mënyrë të drejtpërdrejt duke ndikuar në zvogëlimin e atyre pak të ardhurave 5 dollarë në ditë që kanë pasur familjet shqiptare.
Përveç kësaj, situata me borxhin publik në gjykimin tim, është jashtëzakonisht problematikë. Me gjithë paralajmërimet e ndryshme të FMN-së në lidhje me shpenzimet e qeverisë dhe borxhin e marr prej saj, unë dua të veçoj këshillën e vazhdueshme për heqjen dorën nga projektet e riskut të lartë, si PPP-të, nga borxhi i fshehur, nga detyrimet e prapambetuara, nga kostot e arbitrazhit. Qeveria ka vazhduar që ta trajtor këtë temë jo me konservatorizmin e duhur financiar. Fatkeqësisht, dhe e di që guvernatori m’i merr të gjitha kritikat pozitivisht dhe për të përmirësuar punën, Banka e Shqipërisë nuk ka arritur dot të jetë një oponencë reale për qeverinë në këtë drejtim. E njëjta situatë është shfaqur të paktën tre vitet e fundit, por kjo ka ndodhur në 8 vite, në mënyrë të pashmangshme, sa herë që qeveria shqiptare ka marr borxh. Ndërkohë që përveç presioneve inflacioniste, ne shohim edhe një tjetër problem që ka nisur vite më parë. Në Shqipërinë e 3 milion banorëve, ku konkurrenca është gjithmonë e më e vështirë, situata në tregun bankar, sidomos në bankat e nivelit të dytë, është jashtëzakonisht problematike. Ka shumë banka të nivelit të dytë, që qendrën e tyre operative nuk e kanë më në vendet e Bashkimit Europian, por pronësia e tyre po ndryshon. Do të kisha dashur që Banka e Shqipërisë, të kishte një reflektim për këtë, të jepte një mendim për këtë dhe të shikojmë se çfarë mund të bëjmë që të ndryshojmë gjërat.

Ndërkohë që flasim, një situatë e pazakontë ekonomike, ku shifrat flasin për herë të parë e dëgjova dhe nga Zv. Kryeministri për stagflacion, Banka e Shqipërisë ka nisur një problem digjitalizimi. Ka nisur një projekt digjitalizimi, shqetësimi im sa herë që e kam dëgjuar, ka qenë aksesi në financat tek shtresat e varfra. Si do të merren pensionet, si do të merret ndihma ekonomike, çfarë do të bëhet për këto shtresa, që sigurisht duke pasur prioritet buxhetin dhe financat publike, në këtë moment qeveria duhet të kishte ato në fokus dhe jo projektet që mua më duken totalisht jashtë realitetit dhe jashtë fokusit në këtë moment për ekonominë shqiptarë.
Situata ekonomike në fushën e bujqësisë është problematike, pasi bujqësia rezulton si një nga sektorët me potencialit më të lartë, por me rritjen më të ulët, herë-herë dhe negative.
Ndërkohë që nuk ka asnjë të dhënë për qasjen e Shqipërisë ndaj këtij fenomeni. E dëgjova me shumë kureshtje guvernatorin që tha kemi një rritje me bazë të gjerë. Jo nuk kemi një rritje me bazë të gjerë! Është rritur sektori i ndërtimit vitin e kaluar, janë rritur nga pagesat e rindërtimit në periudhë zgjedhjesh. Nuk është bazë e gjerë, nuk ka gjithë sektorët që po prodhojnë, nuk ka të gjithë sektorët që po ecin, ashtu siç duhet të kishin ecur në një vit rimëkëmbje mbas pandemisë dhe mbas tërmetit.

Pikëpyetje ngrihen njëkohësisht me zbatimin e projekteve të prokurimeve publike, PPP-ve, që unë besoj që ka lidhje të drejtpërdrejt me menaxhimit e buxhetit dhe me shëndetin e financave publike. Nga ana e Bankës së Shqipërisë, sigurisht që unë kisha pritur më shumë presion mbi qeverinë, për të mos vazhduar me projektet joprioritare, sepse sot 50% e PBB është e anagazhuar me fondet të cilat lidhen me konçensione dhe me PPP.
Unë besoj që nevojitet një mbikqyrje më e lartë edhe për tregun e kredive. Tregu i kredive, sidomos në rastin e kredive të paluajtshme, zë pothuajse 64% të kredisë për individë dhe kredia e ndërtimit zë 13% të totalit të kredisë për ndërmarrjet. Këtu është një problem real dhe unë do të kisha dashur ta shikoja Bankën e Shqipërisë se cila janë masat që merr për pastrimin e parave. çfarë po ndodh me mekanizat e ngritur për pastrimin e parave. Si ka mundësi që Shqipëria përsëri ishtë në listën gri të MoneyVal për pastrimin e parave, ndërkohë që po diskutohet dhe ligji i amnistisë fiskale ?

Gjatë ditëvë të kaluara, kam diskutuar me kolegë, me bashkëpuntorë dhe njëkohësisht me aktorë të shqetësuar të Komitetit Ndërkombëtar për ligjin e amnistisë fiskale, e cila i hap rrugë një kapitali i cili në Shqipëri, të paktën në Shqipërinë ku ne diskutojmë për proceset integruse, nuk duhet të ishtë në diskutim. Ligji i amnistisë fiskale, ashtu siç unë e kam lexuar, ashtu siç është shkruar, sigurisht që vendos një rrezik të jashtëzakonshëm për Shqipërinë në drejtim të pastrimit të parave, por ajo çfarë është më e rëndësishmja, në drejtim të një prej kritereve të procesit të integrimit.

Unë do të kisha dashur njëkohësisht nga Banka e Shqipërisë, që të diskutonim edhe për faktin që sot borxhi publik ka shkuar pothuajse 3 shifror. Unë e di që qeveria do të ngrihet këtu, do të kthej përgjigjje, borxhi është në nivelin 70%, e morëm kaq e çuam kaq, 235 detyrime të prapambetura… është retorikë që e kemi dëgjuar shpesh. Por në kushtet ku jemi, kur faturat e arbitrazhit sipas informacionit zyrtar që kam marrr nga KLSH, shkojnë në 385 milion euro, kur detyrimet ju kanë shkuar pothuajse të gjithë kontratave konçensionare, kanë shkuar në pothuajse në 12% të PBB, kur kemi detyrime të prapambetura të kontratave në punë dhe pak ditë mëparë u miratua një fond shtesë për rindërtimin, i cili thjeshtë legalizoi në fakt, shpenzimet e kaluara për rindërtimin të cilat ishin jashtë llogarive buxhetore, unë besoj që ky duhej të ishtë një shqetësim i jashtëzakonshëm për financat publike, për qeverinë një këmbanë alarmi që duhet të diskutonim që të gjithë. Sepse në qoftëse themi që kriza është tëk dera dhe kriza është tëk dera, e keqja akoma s’ka ardhur, si nga pikëpamja e furnizimit, ashtu dhe nga pikëpamja e disa treguesve që unë ndava javën e kaluar me ju për indeksin e çmimit të importit, por njëkohësisht edhe për indeksin e çmimit të prodhimit, që do të thotë që çmimet do të vazhdojnë të rrite në javët, muajt në vijim, më shumë sëç janë rritur për momentin, qeveria shqiptare duhej të kishte ardhur me një buxhet të rishikuar. Duhej të kishte ardhur këtu me prioritete të ndryshme të vendosura, me një paketë të re rezistence, që mos t’na lejonte dhe ne të bënim këtu fjalimet populiste, siç tha Z. Braçë, e të flisnin për ulje taksash, meqënëse dhe FMN-ja paska thënë që nuk është e këshillueshme për t’i ulur taksat. Sigurisht nuk këshillon uljen e përkohshme të taksave, por taksat të cilat ngrihen në nivelin e pothuajse 3.2 miliardë euro në 8 vite, që dëmtojnë më shumë punën dhe jo kapitalin, meqenëse e kam thënë në këtë sallë kushedi sa herë, një qeveri që e urren punën, që vetëm takson punën, unë besoj që duhet të kishim ndryshuar disa prioritete, si nga politika fiskale, ashtu dhe nga rishpërndarja e të ardhurave, por edhe nga borxhi publik, duke pasur parasysh njëherë të vetme interesin e qytetarëve.

Dhe për ta mbyllur dhe mos ta zgjatur, sepse besoj që do të ketë edhe kolegë të tjerë që duan të diskutojnë, dëgjova me shumë interes faktin që INSTAT paska prodhuar shifra në lidhje me punësimin më të lartë ndonjëherë të shqiptarëve. Ndërkohë që fatkeqësia më e madhe është që po të njëjtat institucione, kanë prodhuar shifra për emigracionin më të lartë të shqiptarëve. Sa është forca e punës sot? Sa është forca aktive e punës sot? Si është largimi sot i të rinjëve nga Shqipëria? Nëqoftëse Shqipëria zbraset, është e kotë që filloni dhe thoni që është rritur punësimi, sepse me një Shqipëri të zbrazët vetëm socialistët do të punësohen, s’ka kush punësohet tjetër.
Shpresoj që guvernatori, disa nga shqetësimet që unë i ngrita, të cilat unë i kam diskutuar me të dhe në komisionin e ekonomisë, por edhe në platforma tjera, t’i marr parasysh, jo sepse jam opozitë dhe çdo gjë të bardhë dua ta bëj të zezë, jo sepse s’më pëlqen asgjë, por e shoh me shqetësim të ardhmen e financave publike, sepse Edi Rama sot është, por nesër nuk është!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb