PEKIN– Ky mund të cilësohet mjaftë mirë si një projekt gjigant, pasi Kina planifikon hapjen e 50 000 shkollave të futbollit deri në vitin 2025. Ministria kineze e Arsimit tha me anë të një deklarate se, fillimisht, hapja e 20 000 shkollave ishte planifikuar për deri në vitin 2020, por theksoi se ajo kërkon ta arrijë një synim të tillë që këtë vit.

“Çdo shkollë mund të trajnojë mesatarisht 1 000 nxënës, pra kërkojmë krijimin e të paktën 50 milionë futbollistëve”, deklaroi Wang Dengfeng, zëvendëspresident i Federatës Kineze të Futbollit për gazetën shtetërore “People’s Daily”. “Kjo është një rrugë e sigurt për seleksionimin e talenteve. Përmirësimi i futbollit kinez nuk është më një ëndërr”, theksoi ai.

Aktualisht, Kina ka 13 381 shkolla futbolli. Ngritja e nivelit të futbollit në Kinë ka qenë ambicie e presidentit Xi Jinping.b Sidoqoftë, ekipi kombëtar kinez i futbollit ka pak gjasa për t’u kualifikuar në Kupën e Botës, Rusi 2018. Megjithatë, klubet kineze kanë marrë në kampionatin e tyre futbollistë të njohur si Axel Witsel, Carlos Tevez dhe Oscar.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb