NGA: MARIGLEN MERTIRI
Terminali juglindor i munguar i kryeqytetit do t’i jepet për ndërtim një kompanie private nga Bashkia e Tiranës dhe shfrytëzimi i saj do të jetë jo më pak se 20 vite. Kompania private që do të ndërtojë terminalin me dy kate në një pronë private me sipërfaqe 20 mijë metra katrorë, ne projekt parashikohen 10.500 metra katrorë godinë me shërbime të ndryshme që nga bar kafe e restorante e deri tek biletaria, parkimet, serviset e autobusëve dhe dhoma pushimi për shoferët e linjave.

Në projektvendimin që i është paraqitur këshilltarëve nga Bashkia e Tiranës për të votuar në mbledhjen e 29 dhjetorit, parashikohet që ky kompleks të ndërtohet jashtë Unazës së Madhe të Tiranës dhe pranë rrugës nacionale Tiranë-Elbasan, në zonën e Farkës. Lidhja e terminalit me rrugën kryesore dhe me unazën e madhe do të lidhet nëpërmjet një rruge prej 1.5 km që do të ndërtohet nga privati. Në këtë terminal do të funksionojë një linjë e rregullt urbani, e cila do të transportojë pasagjerët nga Tiranë drejt terminalit dhe anasjelltas.

Por në projektvendim nuk jepet afati që do të dojë kompania private për përfundimin e terminalit dhe bërjen funksional të tij. Ndërsa komisioni i Koncesionit propozimin e pa kërkuar të kompanisë private për ngritjen e këtij terminali nuk e cilëson koncesion pasi nuk janë elementët e plotë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: