Prokuroria Speciale e Kosovës ka dhënë detaje të reja rreth aksionit që ka zhvilluar Policia në disa qytete, ku janë arrestuar disa persona të dyshuar për veprat penale “Importi, Eksporti, Furnizimi, Transportimi, Prodhimi, Këmbimi Ndërmjetësimi ose Shitja e Paautorizuar e Armëve apo Materialeve Plasë”.

Në njoftim thuhet se “me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), sot është zhvilluar një aksion kontrolli në disa qytete të Kosovës, ku janë arrestuar shtatë persona për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale njofton se shtatë personat e arrestuar gjatë ditës së sotme me inicialet S.K., H.N., S.A., S.N., T.R., F.A dhe H.A, janë arrestuar pasi që të njëjtit kanë kryer veprat penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” nga neni 364 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, lidhur me veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277 paragrafi 1 të KPRK-së.

Gjithashtu, gjatë këtij kontrolli në lokacione të ndryshme janë gjetur dhe sekuestruar sasi e konsiderueshme e armëve dhe sendeve të ndryshme të cilat do të shërbejnë si prova materiale për prokurorinë në procedurë të mëtejme.

Lokacioni 1

Dy telefona mobil, një pushkë, shtatë fishekë.

Nga Lokacioni 2 është sekuestruar një (1) telefon mobil

Lokacioni 3, janë gjetur dhe sekuestruar:

Një pushkë

Një revole

Një kuti me mjete për pastrim të armëve, si dhe

Katër shufra për pastrim

Lokacioni 4, janë gjetur dhe sekuestruar:

Katër revole

Njëmijenjëqindepesëdhjetë (1.150) fishekë të kalibrave të ndryshëm

Një telefon

Lokacioni 5, janë gjeture dhe sekuestruar:

Një pushkë

Një revole

Njëqindedhjetë (110) fishekë

Pjesë të armëve

Dy telefona

Lokacioni 6, janë gjetur dhe sekuestruar sendet si në vijim:

Një revole

Dyzetedy (42) fishekë

Një fletore me shënime

Pajisje për pastrim të armëve dhe

Një telefon

Lokacioni 7, janë gjetur dhe sekuestruar:

Dy pushkë gjuetie

Dy fishekë

Dy leje për armë dhe

Një telefon

Ndërkaq, nga lokacioni 8 është gjetur dhe sekuestruar një telefon.

Gjithashtu, Prokuroria Speciale njofton se brenda afateve ligjore do të bëjë kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër personave të arrestuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb