SHKUP- Mediat maqedonase, të cilët kontrollohen nga lideri i VMRO-DPMNE-së dhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, nuk ndalin urrejtjen ndaj gjuhës shqipe.

I tillë është rasti i gazetës “Vest”, e cila në numrin e sotëm shkruan për “torturën në gjuhën shqipe” nga ana e prokurores speciale të Maqedonisë Fatime Fetai.

Në artikullin në fjalë gazeta skandalizohet nga ajo që Fetai, me atë që iu drejtua gazetarëve edhe shqip, paska promovuar “gjuhën e re zyrtare” në Maqedoni. Sakaq, gjuha shqipe u bë zyrtare edhe me Kushtetutën e Maqedonisëë, vendim që e mori Gruevski në 2014-ën, kohë në të cilën ishte kryeministër.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: