Good Friday Agreement (Marrëveshja e së Premtes së Madhe), model i propozuar nga përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Peach karshi Planit të Rritjes së BE-së

Si duket në itinerarin disa ditorë të Kryeminsitrit Kurti shkuarja në Britani të Madhe, gjegjësisht në Belfast të Irlandës Veriore ku edhe ligjëron në Qweens University në lidhje me ngjashmëritë në mes Irlandës Veriore dhe Kosovës, na paska qenë në koordinim me të dërguarin e Britainsë së Madhe Peach? Duket se për vendet mike impelementimi i autonomisë për komunitetin serb në Kosovë është më prioritare se sa futja në mekanizmin e Planit për Ngritje të BE-së për përafrim ekonomik me BE dhe futje të drejtpërdrejtë në tregun e BE-së. Është më prioritarë fillimi i implementimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit 2023, krahasuar me Planin për Ngritje të BE-së, apo e para e kushtëzon tjetrën?

Pak fjalë për Good Friday Agreement:

Irlanda shpalli pavarësinë në vitin 1921, ndërsa Irlanda Veriore mbetet pjesë Mbretërisë së Bashkuar. Kjo krijoi një ndarje në popullatë midis sindikalistëve, të cilët dëshirojnë të shohin Irlandën e Veriut të qëndrojë brenda Mbretërisë së Bashkuar, dhe nacionalistëve, të cilët duan që ajo të bëhet pjesë e Republikës së Irlandës.
Nga fundi i viteve 1960, shumica protestante dhe pakica katolike, të organizuara në grupe të armatosura Ushtria Republikane Irlandeze (IRA) dhe Forca Vullnetare e Ulsterit (UVF), u futen në konflikt të hapur me ç’rast trupat ushtarake britanike u dërguan në Irlandën e Veriut.
Bisedimet shumëpalëshe – duke përfshirë përfaqësues të shtetit të Irlandës, parti të ndryshme politike të Irlandës së Veriut dhe qeverisë britanike – përfundimisht kulmuan me nënshkrimin e marrëveshjes në Belfast më 10 prill 1998, të Premten e Madhe të Pashkëve të po atij viti. Marrëveshja vendosi Devolucionin si formë të autonomisë për Irlandën Veriore, formë e bartjes së kompetencave nga Westministeri/Parlamenti i Britanisë në Parlamentin e Skontlandës të Wellst dhe në Asamblenë e Irlandëns Veriore.

Marrëveshja në fjalë në fakt ofron kompetenca legjislative, pra Asamblenë e cila quhet Stormont, qeverinë e Irlandës Veriore me “Ministrin e Parë, Sekretarin e Shtetit”
dhe ministra të tjerë, si dhe përgjegjësi tjera administrative.

Devolucioni në Irlandën e Veriut është i ndryshëm nga Skocia dhe Uellsi, me fuqitë qeveritare të ndara në tri kategori: Fuqitë e transferuara që kontrollohen nga Asambleja e Irlandës së Veriut
Fuqitë e rezervuara që mbeten me Westministe të Mbretërisë së Bashkuar, por mund të transferohen edhe përgjegjësi tjera në të ardhmen nëse ekzekutivi i Irlandës së Veriut i dëshiron. Këto përfshijnë burgjet dhe mbrojtjen civile

Disa përgjegjësi nuk mund të delegohen Asamblesë/Stormont pa u bërë ligje të veçanta në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar/Westminister. Këto përgjegjësi janë zgjedhjet dhe mbrojtja kombëtare.

Përgjegjësitë kryesore të Stormont përfshijnë: bujqësinë, arsimin, mjedisin dhe planifikimin hapsinor, shërbimet shëndetësore dhe sociale, pushteti vendor, drejtësia, policia dhe burgjet, kontroll mbi detyrën e pasagjerëve ajror, transporti, kultura, gjuha dhe sporti.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar në Westminister mbetet përgjegjëse për politikën për Anglinë dhe politikën e përgjithshme të Mbretërisë së Bashkuar në një numër fushash, si: mbrojtja dhe sigurinë kombëtare, politik e jashtme, emigracioni, shtetësia dhe taksat.
Fillimisht marrëveshja parashikonte krijimin e Asamblesë së Irlandës së Veriut/Stromont, e cila do të ishte një asamble e zgjedhur përgjegjëse për shumicën e çështjeve lokale. E dyta ishte një marrëveshje institucionale për bashkëpunimin ndërkufitar për një sërë çështjesh midis qeverive të Irlandës dhe Irlandës së Veriut. E treta bëri thirrje për konsultime të vazhdueshme midis qeverive britanike dhe irlandeze. Në një referendum të mbajtur bashkërisht në Irlandë dhe Irlandën e Veriut më 22 maj 1998 – votimi i parë gjithë-irlandez që nga viti 1918 – marrëveshja u miratua nga 94% e votuesve në Irlandë dhe 71% në Irlandën e Veriut. Megjithatë, pabarazia e madhe midis mbështetjes katolike dhe protestante në Irlandën e Veriut (96% e katolikëve votuan në favor të marrëveshjes, ndërsa votuan 52% e protestantëve) bëri të ditur se përpjekjet për të zgjidhur konfliktin sektar do të ishin të vështira.
Së fundmi Marrëveshja e së Premtes së Madhe përjetoj krizë pas Brexitit, meqë Republika e Irlandës mbetet në BE e që shkaktoi problem në rrjedhën e marrëveshjes. Në periudhën 2017 – 2020

Irlanda Vriore ka përjetuar kolaps isntitucional.
Ky përshkrim i shkurtër i autonomisë/Devolucionit të Irlandës së Veriut që është rregulluar me Marrëveshjen e Belfastit më 1998, është tregues i qartë i përgjegjësive autonome që i ushtron Iralnda Veriore, e që është tjetër nivel i autonomisë që ofron Decentralizimi si autonomi administrative që nuk parasheh Asamble, Qeveri dhe elelemnte të tjera të autonomisë.
Vizita e radhës e Kryeminsitrit Kurti në Itali ku mer pjesë në takimin e partive socialiste, përpos iluminizmit të tij në lidhje me Kryeministren Meloni, mund të na flas nga atje për Sud Tirol-Alto Adige si një zgjidhje e mirë e akomodimit të komunitetit gjeman-folës atje.

Një promenadë e Kryeministrit Kurti nëpër qendrat e rëndësishme të Evopës ku prioritet i paraqitjeve në forume akademike e poltike kemi modelet për autonomi për territore të kontestuara, karshi procesit të Growth Paln/Planit të Rritjes si ofertë serioze e BE-së për përshpejtim të integrimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb