Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, ka dhene sot një mesazh me rastin e ndarjes nga jeta të shkrimtarit të njohur grek, ish deputetit Manolis Glezos.

“Sot u shua një ndër emblemat ekulturës, simboli i antifashizmit dhe të majtës greke, Heroi i fundit i Luftës së Dytë Botërore, Manolis Glezos. Gjatë harkut të rreth një shekulli jetë, Glezos ka shënuar shumë kulme të kontruibutit të tij si një luftëtar i lirisë, duke filluar me heqjen e flamurit nazist nga Akropoli në 30 maj të vitit 1941 dhe përfunduar me zgjedhjen si eurodeputeti më i moshuar i Parlamentit Europian, në vitin 2014. Glezos ishte një Promete i pamposhtur, një frymëzim për të gjithë kombet në luftën për liri, barazi dhe drejtësi shoqërore. Glezos ishte një politikan i sinqertë dhe i lirë në qëndrimet e veta, i cili e konsideronte politikën një detyrë morale ndaj qytetarëve. Ne, shqiptarët, i detyrohemi Manolis Glezos për ndjenjat e dashurisë dhe respektit të thellë për Shqipërinë dhe shqiptarët.”, shkruan në mesazhin e tij Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb