PODGORICE– Është përuruar në Ulqin, në Mal të Zi, më 17 dhe 18 korrik, projekti “Histori suksesi shqiptaro-amerikane”, një projekt ky që ka nisur një vjet më parë në Nju Jork, dhe, që i kushtohet veprimtarëve të komunitetit shqiptar në SHBA.

Në këtë aktivitet prezantuan idetë e tyre përfaqësues nga komuniteti shqiptar, të cilët krijuan emër në fusha të ndryshme në Amerikë. Ata theksuan rëndësinë e nxitjes dhe bashkëpunimit me bashkëvendësit e tyre në Mal të Zi.

Biznesmenë pjesmarrës në këtë projekt : Adrian Shatku , Etrita Ibroci , Shpresa Xhakli , Nick Markola , Venera Bekteshi , Labinot Bytyqi , Vera Mjeku , Gazmend Gjonbalaj etj .

Në këtë aktivitet u shfaq edhe filmi dokumentar “Histori suksesi shqiptaro-amerikane”, realizuar në Nju Jork nga “Albanian Media Group, Fadil Berisha Studio, së bashku me American Councils for International Education’s Kosovo American Education Fund”.

Ndwrkaq, në faqen e rrjetit social “Facebook”, Albanian American Success Stories, thuhet se rrjeti “Histori Suksesi Shqiptaro-Amerikanë” është pritur edhe nga Ambasada Amerikane në Ulqin, si dhe ka mbajtur javën e kaluar dy forume të hapura me panelistë nga rrjeti “Histori suksesi shqiptaro-amerikane”, në SHBA.

Këto forume kanë qenë të hapura për studentët e shkollave të përgjithshme publike, profesionistëve të rinj, sipërmarrësve dhe shumë të interesuarve të tjerë.

Bisedat e hapura me komunitetet u mbajtën në Podgoricë, Tuz dhe Ulqin më 17 dhe 18 korrik 2015.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb