Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me ish-të dërguarin special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Kreu i shtetit theksoi se Grenell ka promovuar investimet amerikane dhe bashkëpunimin ekonomik në rajon.

Mes të tjerash Meta zbuloi edhe një dhuratë të veçantë që i kishte bërë ambasadorit, librin “Albania from the Air”.

MESAZHI I METËS
Ishte kënaqësi të takoja këtë mëngjes Ambasadorin Grenell. Mbështes përpjekjet e tij të vazhdueshme për të promovuar investimet amerikane dhe bashkëpunimin ekonomik në rajon, si e vetmja mënyrë për të garantuar mirëqenie për të gjithë qytetarët tanë dhe veçanërisht brezin e ri.
Përpara vizitës të tij në Jug të vendit i dhurova librin “Albania from the Air”, një botim i veçantë mbi mrekullitë natyrore shqiptare, pasi jam i sigurt se herën tjetër ai do të shpenzojë më shumë kohë për të eksploruar Shqipërinë tonë të bukur. ?????

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb