Edhe pse në kadastrën e Vlorës, u ndryshuan drejtorë, nëndrejtorë dhe juristë duket se ky insitucion vazhdon të mos funksionojë. Regjistrimi i një prone në bregdetin e Jalës duket se është ngërçi që pengon ecurinë e punës së këtij insitucioni. Me një vendim të Gjykatës së Lartë, kjo pronë duhet të bllokohet e të mos vijojnë procedurat e regjistrimit, ndërsa më herët Gjykata e Apelit kishte vendosur vijimin e procedurave.

Burime për News24 bëjnë të ditur se krerët e rinj të Kadastrës së Vlorës, në të njëjtën ditë kanë dhënë 2 vendime të kundërta mbi këtë pronë. Nëndrejtori i ri Taulant Canameti në Kadastrën e Vlorës, sipas burimeve dy ditë më parë ka firmosur bllokimin për pronën në Jalë duke zbatuar vendimin e Gjykatës së Lartë, ndërsa drejtoresha Elona Hodaj, e anuloi firmën e Canametit me argumentin se nuk e kishte autorizuar.

Me këtë veprim drejtoresha e re e Kadastrës së Vlorë, Elona Hodaj nuk zbaton vendimin e Gjykatës së Lartë, c’ka i hap rrugë vijimit të procedurave të regjistrimit për këtë pronë. Prej disa ditësh rreth godinës së institucionit të kadastrës së Vlorës janë vënë re efektivë civilë të policisë të cilët sipas burimeve bëhet e ditur se prania e tyre është për mbrojtjen e punonjësve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb