Kryetarja e LRI, Floida Kërpaçi ka reaguar pas deklaratës së kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me pronësinë e gjimnazit “Sami Frashëri”.

“Lali mashtruesi na publiko certifikatën e pronësisë të rifreskuar. Ajo që kemi nxjerrë ne është dhe ajo që ke ti, por ke fshehur kartelën e 28 tetorit. Ti na nxirr datën e kartelës që ke publikuar. Nxirre siç është, në rast të kundërt do të nxjerrim atë të ditës së sotme“,- shkruan Kërpaçi në një postim në rrjetet sociale.

Gjithashtu, Kërpaçi ka publikuar edhe videon me kartelën, ku i drejtohet kryebashkiakut:

‘Erion Veliaj, kjo është kartela e dalë me datë 28.10.2020, mund ta kthesh dhe ti kartelën që nxore sot me datën e sotme?’, i drejtohet kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb