Drejtori i kabinetit dhe eksperti i ekonomisë në PD, Dorjan Teliti ka publikuar një video nga ankesat e fermerëve ndaj qeverisë që pretendojnë se nuk janë ndihmuar dhe janë lënë në harresë nga shteti.

Teliti thotë se sot fermeri shqiptar është i braktisur, i pashpresë dhe i falimentuar dhe Rama më kot mundohet të gënjejë shqiptarët pasi propaganda e Rilindjes nuk pi më ujë.

Por për Telitin ditë më të mira do të vijnë edhe për fermerin shqiptar që sipas shifrave të publikuara nga ai në Rajon është më pak i ndihmuari në 2020 me 6 milionë euro, teksa shton se 25 prilli po afron dhe ndryshimi është domosdoshmëri.

 

STATUSI NGA DORJAN TELITI

Të braktisur, të pashpresë, të falimentuar, kjo është e vërteta e fermerit shqiptar.

Ky është fakti që nuk e mbulojnë dot montazhet dhe regjia qëndrore e propagandës së Ramës.

Më kot mundohet të gënjejë shqiptarët që në vitin e 7 të fatkeqësisë së keqqeverisjes e kanë të qartë se përgjegjësit e krizës janë ata që nuk mbajtën asnjë premtim.

Propaganda e Rilindjes nuk pin më ujë, produktet e tokës tonë nuk shiten dot pasi përballen me konkurencën e produkteve të importuara nga vendet e rajonit, që i subvencionojnë ato me dhjetëra herë më shumë sesa ato dy qindarka që jep qeveria shqiptare.

Ndryshimi është domosdoshmëri, 25 prilli po afron dhe #ditëmëtëmira do të vijnë

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb