Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius reagoi sot me skepticizëm ndaj propozimit kinez për armëpushimin e sugjeruar për luftën në Ukrainë.

“Kur dëgjoj raporte sipas të cilave Kina mund të planifikojë të furnizojë Rusinë me drone kamikaze, duke paraqitur në të njëjtën kohë një plan paqeje, atëherë sugjeroj që të gjykojmë Kinën nga veprimet e saj dhe jo fjalët”, tha ai në një intervistë.

SHBA dhe Gjermania e kanë paralajmëruar më parë Kinën që të mos dorëzojë armë në Rusi, por sipas raporteve të fundit, Pekini dhe Moska thuhet se po negociojnë blerjen e 100 dronëve sulmues, të cilët mund të dorëzohen në prill.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: