Në relacionin që shoqëron pr/ligjin e propozuar nga Partia Demokratike për ndryshimet në Kodin Zgjedhor thuhet se në kuadër të implementimit të Rezolutës së 24 Dhjetorit 2014, Kuvendi ka ngritur një Komision të Posacëm Parlamentar, i cili do të gjej mundësitë për të zgjidhur përfundimisht nga pikëpamja ligjore fenomenin e kriminalizimit të funksioneve publike. Deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike duke e konsideruar të drejtë shqetësimin publik të ngritur mbi këtë fenomen, kanë krijuar bindjen se procesi duhet të fillojë që me zgjedhjet vendore të 21 Qershorit 2015. “Në vlerësimin tonë, miratimi i ndryshimeve të nevojshme ligjore për të frenuar kandidimin e personave me rekorde kriminale në zgjedhjet e 21 Qershorit, është imediat.

Është e pamundur që të pritet përfundimi i punës së Komisonit të Posacëm Parlamentar, sepse ndërkohë kandidatët jo vetëm do të jenë regjistruar, por ndoshta do të jenë shpallur edhe fitues. Për këtë arsye, deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike propozojnë miratimin e disa rregullave ligjore me natyrë tranzitore, të cilat do të aplikohen vetëm në zgjedhjet vendore të 21 Qershorit 2015. Më tej, përcaktimi i zgjidhjes përfundimtare ligjore për adresimin e këtij fenomeni do të jetë objekt i punës në vijimësi të Komisionit të Posacëm Parlamentar.

Ndryshimet e propozuara në Kodin Zgjedhor dhe që kanë natyrë tranzitore vetëm për zgjedhjet vendore të 21 Qershorit 2015, parashikojnë se është e ndaluar kandidimi për personat të cilët kanë rekorde kriminale, sepse janë dënuar me vendim përfundimtar të formës së prerë, brenda apo jashtë territorit të Repulikës së Shqipërisë, për:a) kryerjen e një krimi të rëndë të parashikuar nga nenet 73, 74, 75, 78/a, 79 shkronjat “ç”,79/a, 79/b dhe 79/c, 109, 109/b, 110/a, 111, 128/b, 219, 220, 221, 230, 230/a, 230/b, 231, 232, 233, 234, 234/a, 234/b, 278/a, 282/a, 283/a, 284/a, 287 i lidhur me kryerjen e një krimi të rëndë, 333, 333/a e 334 tëKodit Penal;b) kryerjen e një krimi për të cilin janë dënuar me jo më pak se 2 vjet burgim; apo c) për kryerjen me dashje të një krimi që nuk perfshihet nga gërmat “a”dhe “b” të kësaj pike dhe kur janë dënuar me burgim.

Gjithashtu, me qëllim parandalimin e një ndikimi të mundshëm criminal dhe bazuar në praktikn ndërkombëtare, nuk mund të kandidojnë e as mund të zgjidhen edhe personat të cilët janë në proces hetimi apo gjykimi dhe për ta është vendosur masa e sigurimit personal “arrest me burg”, ärrest shtëpie” dhe/ose janë shpallur në kërkim ndëkombëtar, brenda apo jashtë territorit të Shqipërisë, për:a) pjesëmarrjenë organizata kriminale ose nëgrupe tëstrukturuara kriminale, sipas parashikimeve të neneve 333 dhe 333/a tëKodit Penal dhe përkryerje tëkrimeve prej tyre;b) pjesëmarrje në organizata terroriste ose në banda të armatosura, sipas parashikimeve tëneneve 234/a dhe 234/b tëKodit Penal dhe përkryerje të krimeve prej tyre; apo c) kryerjen e veprave tëtjera, përqëllimeterroriste, tëparashikuara nëpjesëne posaçmekreu VII i Kodit Penal dhe për të cilët është vendosur masa e sigurisë personale “arrest me burg” ose “arrest shtëpie”.

Për sa kohë kemi një kufizim me ligj dhe vendim gjyqësor të lirisë së lëvizjes me një masë sigurie për shkak të një rrezikshmërie mjaft të larë, është e arsyeshme, e justifikueshme dhe proporcionale të kufizohet e drejta e kandidimit për sa kohë zgjat kufizimi i lirisë nëpërmjet një mase arresti me burg apo në shtëpi, e kërkimit ndërkombëtar, pa cënuar aspak prezumimin e pafajësisë.

Ndryshimet e propozuara nga PD

Projektligji i propozuar nga Partia Demokratike për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, parashikon si më poshtë:

Neni 1

Pas nenit 184, shtohen nenet 184/1 dhe 184/2, me përmbajtje si më poshtë vijon: “Neni 184/1 Kushtet për moskandidim dhe mozgjedhshmëri të personave me rekorde kriminale për zgjedhjet e pushtetit vendor të vitit 2015

1­- Për zgjedhjet e pushtetit vendor të vitit 2015, nuk mund të kandidojnë e as mund të zgjidhen personat të cilët kanë rekorde kriminale, sepse janë dënuar me vendim përfundimtar të formës së prerë, brenda apo jashtë territorit të Repulikës së Shqipërisë, për:

1. a) kryerjen e një krimi të rëndë të parashikuar nga nenet 73, 74, 75, 78/a, 79 shkronjat “ç”,79/a, 79/b dhe 79/c, 109, 109/b, 110/a, 111, 128/b, 219, 220, 221, 230, 230/a, 230/b, 231, 232, 233, 234, 234/a, 234/b, 278/a, 282/a, 283/a, 284/a, 287 i lidhur me kryerjen e një krimi të rëndë,333, 333/a e 334 tëKodit Penal;

2. b) kryerjen e një krimi për të cilin janë dënuar me jo më pak se 2 vjet burgim.

c) për kryerjen me dashje të një krimi që nuk perfshihet nga gërmat “a”dhe “b” të kësaj pike dhe kur janë dënuar me jo më pak se 6 muaj burgim.
2- Për zgjedhjet e pushtetit vendor të vitit 2015, nuk mund të kandidojnë e as mund të zgjidhen edhe personat për të
cilëtështë vendosur masae sigurimit personal “arrest me burg”ose “arrest në shtëpi” dhe/ose janë shpallur në kërkim
ndërkombëtar, brenda apo jashtë territorit të Shqipërisë,për:
a)pjesëmarrje në organizata kriminale ose në grupe të strukturuara kriminale, sipas parashikimeve tëneneve 333 dhe
333/a tëKodit Penal dhe për kryerje tëkrimeve prej tyre;
b)pjesëmarrjenëorganizata terroriste ose nëbanda tëarmatosura, sipas parashikimeve tëneneve 234/a dhe 234/b
tëKodit Penal dhe përkryerje tëkrimeve prej tyre;
c)kryerjen e veprave tëtjera, përqëllimeterroriste, tëparashikuara në pjesëne posaçmekreu VII i Kodit Penal.
3-­ Për personat që parashikohen në gërmat “a” të pikës 1 të këtij neni, ndalimi për kandidim apo zgjedhje zgjat nga
momenti i kryerjes së dënimit me burg, deri në 20 vjet nga momenti i kryerjes së dënimit me burg.
4-­ Për personat që parashikohen nga gërma “b” e pikës 1 të këtij neni, ndalimi për kandidim apo zgjedhje zgjat 10
vjet nga momenti i kryerjes së dënimit me burg.
5­- Për personat që parashikohen nga gërma “c” e pikës 1 të këtij neni, ndalimi zgjat nga momenti i shlyerjes së
dënimit me burg, deri në momentin e rehabilitimit sipas Kodit Penal.
6-­ Për personat që parashikohen në pikën 2 të këtij neni, ndalimi i kandidimit dhe i zgjedhjes përfundon kur është
hequr masa e sigurimit personal “arrest me burg” ose “arrest në shtëpi”, ka pushuar hetimi apo gjykimi, ose kur
personat janë shpallur të pafajshëm me vendim përfundimtar të formës së prerë.
7­- Çdo person që kandidon për kryetar apo këshilltar të njësisë së qeverisjes vendore në zgjedhjet vendore të viti
2015 ka detyrimin që së bashku me
dokumentacionin për kandidim të parashikuar nga ky Kod, të plotësojë një formular vetëdeklarimi me anë të të cilit
personi deklaron pasjen ose mospasjen e rekordeve kriminale të parashikuara nga ky nen. Mos paraqitja e formularit
të vetdeklarimit përbën shkak për mos regjistrimin e kandidatit në zgjedhje. Modeli i formularit të vetëdeklarimit
miratohet me vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
8­- Kur personi deklaron pasjen e rekordeve kriminale, ai duhet të deklarojë çdo rekord sipas parashikimeve të pikave
1 dhe 2 të këtij neni, si dhe çdo rekord kriminal tjetër në lidhje me dënime penale të formës së prerë në 20 vitet e
fundit nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të dhëna për vepra penale të ndryshme nga ato të parashikuara në pikën 1 dhe 2.
Deklarimi i rrethanave të rreme apo të pavërteta në përputhje me këtë nen përbën vepër penale sipas nenit 190 të
Kodit Penal.
9-­ Vetëdeklarimi i parashikuar nga pika 7 e këtij neni dorëzohet pranë KQZ dhe administrohet prej saj. Këto
deklarime mund të bëhen publike në çdo kohë dhe pa asnjë kufizim para dhe pas datës së zgjedhjeve, me kërkesë
të subjekteve zgjedhore. Rregullat për plotësimin, dorëzimin, administrimin dhe publikimin e vetëdeklarimeve
miratohen me vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
10­- KQZ nis verifikimin pranë organeve kompetente që mbajnë rekordet kriminale të shtetasve shqiptarë jo më vonë
se 15 ditë pas administrimit të tyre. Çdo organ shtetëror kompetent, ka detyrimin që të bashkëpunojë me KQZ­në në
verifikimin e rekordeve kriminale të shtetasve që kandidojnë në zgjedhjet për një nga organet e pushtetit vendor.
Mosbashkëpunimi apo refuzimi për të bashkëpunuar përbën vepër penale në përputhje, sipas rastit, me nenet 248
dhe/ose 301 të Kodit penal.
11-­ Organet kompetente, përfshirë KQZ­në, kryejnë verifikimet bazuar mbi të dhënat e personave që kandidojnë duke
përdorur çdo të dhënë të disponueshme në dispozicion të tyre përfshirë gjurmët daktiloskopike si dhe çdo fakt të
njohur botërisht apo informacion tjetër të bërë publik në lidhje me rekorde kriminale të personave që kanë kandiduar
apo janë zgjedhur në zgjedhjet e pushtetit vendor të vitit 2015. Kur ka informacion dhe është e nevojshme, verifikimi
kryhet edhe për ekzistencën e rekordeve kriminale jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Hetimi dhe verifikimi i
rekordeve kriminale sipas këtij neni, si rregull, përfundon me fundin e mandatit të personit të zgjedhur.
12-­ Kur organet kompetente, vijnë në dijeni të rrethanave apo fakteve që provojnë ekzistencën e rekordeve kriminale
të padeklaruara sipas parashikimeve të këtij neni edhe pas përfundimit të mandatit, ato kryejnë kryesisht hetimin dhe
verifikimin dhe sipas rastit, administrojnë përfundimet e hetimit dhe bëjnë kallëzim penal në përputhje me nenin 190
të Kodit Penal.
13­- Kur verifikohen kushtet per moskandim dhe moszgjedhje në përputhje me këtë nen, KQZ kryen veprimet e
mëposhtme:
a) refuzon kandidaturën e personit kur kushtet verifikohen para procesit të pranimit të kandidaturave dhe i kërkon
subjektit zgjedhor të interesuar të zëvendësojë kandidaturën brenda afatit të parashikuar për dorëzimin e
kandidaturave;
b) heq kandidatin nga kandidimi kur kushtet verifikohen para shtypjes së fletëve të votimit pa të drejtë zëvendësimi
për rastin e kandidatëve për kryetar të njësisë së qeverisjes vendore apo për kandidatët e propozuar nga zgjedhësit
për këshillin e njësisë së qeverisjes vendore;
c) kur kushtet e moskandidimit verifikohen pas shtypjes së fletëve të votimit dhe para shpalljes së rezultateve:
i) shpall pavlefshmërinë e zgjedhjeve në zonë zgjedhore përkatëse kur verifikohen kushtet për moskandidim dhe
moszgjedhje të përsonit që ka të drejtën e mandatit të kryetarit të njësisë së qeverisjes vendore mbi bazën e votave
të marra.
ii) shpall rezultatin për kryetar të njësisë së qeverisjes vendore kur verifikimi i kushteve për moskandidim dhe
moszgjedhje sipas këtij neni verifikohen për një kandidat që nuk është fitues dhe shpall faktin e moskandidimit dhe
moszgjedhshmërisë për kandidatin përkatës;
iii) përjashton nga përllogaritja e mandateve kandidatin e propozuar nga zgjedhësit për këshilltar në këshillin e
njësisë së qeverisjes vendore përkatëse dhe përllogarit mandatet duke përjashtuar votat e marra prej tij;
iv) shpall fitues nga lista shumëemërore kandidatin vijues në renditje dhe në përputhje me kuotën gjinore si dhe
shpall faktin e moskandidimit dhe moszgjedhshmërisë për kandidatin përkatës;
ç) shpall pavlefshmërinë e mandatit kur kushtet e moskandidimit dhe moszgjedhshmërisë verifikohen pas shpalljes
së rezultatit të zgjedhjeve në përputhje me këtë Kod dhe para fillimit të ushtrimit të mandatit nga personi i shpallur i
zgjedhur në kundërshtim me këtë nen si dhe shpall mandatin në përputhje më këtë Kod;
1. d) shpall pavlefshmërinë e mandatit dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit kur kushtet e moskandidimit dhe moszgjedhshmërisë verifikohen pas fillimit të ushtrimit të mandatitit nga personi përkatës si dhe shpall mandatin
në përputhje me këtë Kod.
Neni 184/2
Verifikimi i kushteve për moskandidim dhe mozgjedhshmëri si deputet në rastin e krijimit të vakancave në lidhje me
zgjedhjet e pushtetit vendor të vitit 2015
1­- Vetëdeklarimi dhe verifikimi i rekordeve kriminale në përputhje me nenin 184/1 bëhet edhe për çdo kandidat të
listave shumëemërore apo kandidat të propozuar nga zgjedhësit për zgjedhjet për Kuvendin të dates 23 qershor
2013, kur për shkak vakance në Kuvend, kandidatit i takon të marrë mandatin për vendin vakant.
2-­ Për kandidatët e listave shumëemërore për zgjedhjet për Kuvendin sipas pikës 1 të këtij neni, kur verifikohen
kushtet e mozgjedhshmërisë sipas këtij neni, KQZ shpall faktin e moszgjedhshmërisë së personit përkatës dhe shpall
mandatin në përputhje me këtë Kod.”.

 

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: